E Diel, 1 Nëntor 2026

METE Oponenca teknike e projekteve hidroenergjetike nuk eshte hequr

Ministria e Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes me ane te nje deklarate per shtyp ka sqaruar opinionin publik se oponenca teknike e projekteve hidroenergjetike nuk eshte hequr duke hedhur poshte keshtu te faktet e publikuara nga nje e perditshme.Ministria sqaron se si zakonisht ne te tilla raste asgje e vecante nuk ka ndodhur vec faktit qe ministria pergjegjese per energjine dhe qeveria kane ushtruar funksionet e tyre kushtetuese per te ndryshuar permiresuar dhe pershtatur me sfidat aktuale kuadrin nenligjor per koncesionet. Oponenca Teknike Shteterore e krijuar me VKM nr. 191 date 22.3.2007 Per vendosjen e oponences teknike shteterore per projektet e ndertimit te hidrocentraleve me koncesion u iniciua dhe u miratua per trsquoi dhene zgjidhje te shpejte ligjore kerkesave te shumta te paraqitura ne METE per ndertimin e HEC-ve me koncesion nga persona private fizike apo juridike vendas apo te huaj ne formen e propozimeve te pakerkuara procedura keto te iniciuara ne respekt te kuadrit te ri ligjor per koncesionet. Me tej ministria sqaron se i vendosur prane AKBN grupi i oponences teknike shteterore ka kryer oponencen e te gjithe projekteve rreth 140 te tilla te paraqitura nga te interesuarit. Nje nga shkaqet qe determinoi nxjerrjen e ketij vendimi ishte dhe fakti qe AKBN Agjencia Kombetare e Burimeve Natyrore e krijuar rishtazi me VKM nr. 547 date 9.8.2006 qe e kishte per detyre funksionale dhe pergjegjesi kryerjen e oponences teknike shteterore per studimet dhe projektet e HEC-eve nuk kishte ende strukturat perkatese per te perballuar dhe kryer procedurat e nevojshme per te realizuar kete qellim. Pas tri viteve qeveria merr vendimin per shfuqizimin e kesaj VKM-je dhe kalimin e ketyre kompetencave Agjencise Kombetare te Burimeve Natyrore pasi eshte kjo agjenci qe duhet te kryeje kete oponence teknike shteterore. Qeveria e mori kete hap e bindur per te ngritur ne nje nivel me te larte realizimin e kesaj oponence teknike duke ngarkuar AKBN tashme te konsoliduar institucionalisht dhe ne te njejten kohe duke autorizuar ate te marre eksperiencen me te kualifikuar te huaj duke angazhuar firmat nderkombetare me prestigjioze ne kete fushe. Nga ana tjeter qeveria ka qene e kujdesshme per te shmangur raste te evidentuara ne te cilat projektuesit e HEC-eve benin dhe oponencen e tyre duke rene ne konflikt te paster interesi. METE garanton opinionin publik dhe personat e interesuar se jo vetem oponenca teknike e studimeve dhe projekteve hidroenergjetike nuk eshte hequr por ajo do te jete me cilesore me e shpejte me rezultative dhe ne te njejten kohe jashte cdo konflikti interesi apo veprimi korruptiv.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›