E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia e Ballshit Ilir ela

PS Fitorja ishte e veshtire kishte shume presione e para

Bashkia e Ballshit tregoi ne zgjedhjet lokale te vitit 2007 se asnje zone nuk mund te trajtohet si bastion. Te dielen e 8 majit e njejta bashki tregoi se per te mbajtur pushtetin duhet pune. Sot qyteti i vogel ne qender te Mallakastres ka nje kryebashkiak te ri kreun e deges lokale te Partise Socialiste Ilir elen.

Ne vitin 2007 kandidati i PD-se triumfoi me me shume se 700 vota diference ne gjithsej 4000 vota te vlefshme ne Ballsh. Kthimi i ketij rezultati dukej i veshtire ndoshta i pamundur kater vjet me pas por Ilir ela ia arriti. Ishte shume e veshtire sigurisht. Presioni nga pushteti ishte i jashtezakonshem. U shpenzuan shume para per te drejtuar votat djathtas u perdor gjithe makineria shteterore ne fushate dhe u kercenuan nga nepunesit e institucioneve deri te punetoret e thjeshte te mos merrnin pjese ne votime. Por ia dolem... thote Ilir ela. Ne fund te numerimit te votave diferenca mes tij dhe kandidates rivale nga PD-ja eshte pak me shume se 200 vota. Per kete arsye ai eshte i vetedijshem se ne krye te bashkise nuk mund te sillet si paraardhesit e tij te majte apo te djathte. Duhet pune tani per ta mbajtur kete fitore. Ballshiotet kane treguar se nuk te respektojne nese nuk i respekton thote fituesi qe riktheu PS-ne ne pushtet ne zonen tradicionalisht te majte por qe tregoi se refuzon te quhet bastion.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›