E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brace Ristani skenare si ne 2009-n

Deklarata

Teksa procesi zgjedhor po ecen drejt perfundimit Partia Socialiste ka formuluar edhe pretendimet e para lidhur me te duke u perqendruar ne Tirane zone ku eshte ne loje kandidati i saj Edi Rama. Nenkryetari i grupit parlamentar socialist Erjon Brace ka deklaruar dje se raportimi i te dhenave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve eshte i pasakte madje sipas tij ai perfaqeson nje loje te qellimshme qe pritet te konsumoje te njejtet skenare si ne vitin 2009. Brace ka akuzuar direkt kreun e ketij institucioni Arben Ristani i cili po e le te bllokuar per shume ore procesin e numerimit ne disa njesi te Tiranes. KQZ-ja e Arben Ristanit njesoj si ne vitin 2009 po mashtron qytetaret me te dhena te pasakta. Ne kemi zyren tone operative te mbledhjes se te dhenave nga cdo qender dhe zone. Ne kemi informacion per cdo te flete votimi tha Brace. Ai ka renditur disa njesi bashkiake ku numerimi eshte bllokuar per me shume se 6 ore pa harruar te lexoje disa statistika sipas QV-ve te ndryshme qe evidentonin nje diference prej rreth 1300 votash mes Edi Rames dhe kandidatit demokrat Lulzim Bashes. Kete element Brace e ka vleresuar si shume shqetesues pasi ne ndryshim nga raportimet qe PS-ja ka nga Vendet e Numerimit te Votave KQZ-ja ka dhene informacione ku vihet re nje diference me e ngushte.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›