E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama kryeson me 717 vota ne 100 kuti

Basha Jane edhe 180 mije vota per tu numeruar ne Tirane

Sipas informacioneve zyrtare te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve deri ne oren 2200 te mbremjes se djeshme Edi Rama i Partise Socialiste kryesonte me 25719 vota ndersa Basha i Partise Demokratike kishte 24998 vota ne 100 kuti te numeruara nga 485 qe jane gjithsej.

Diferenca mes dy kandidateve per Tiranen ishte ne te njejten ore shume me e madhe sipas te dhenave te Partise Socialiste. Erion Brace deklaroi se diferenca mes Edi Rames dhe Lulzim Bashes ishte 1965 vota ndersa procesi i numerimit po bllokohej nga vete KQZ ne njesine bashkiake nr. 5 qe njihet si bastion i se majtes ne Tirane. Ankesat e PS-se per bllokime dhe vonesa ne zonat qe njihen per mbeshtetjen qe i japin se majtes kane qene te shumta gjate gjithe dites.

Por ne mbremje rreth ores 2230 ishte Lulzim Basha ai qe u ankua per bllokim numerimi nga socialistet ne zonat qe historikisht kane votuar me shume PD-ne.

Gjate gjithe dites diferenca eshte ngushtuar e zgjeruar mes dy kandidateve kuti pas kutie te hapur e numeruar ne 11 KZAZ-te e Tiranes por eshte per tu theksuar se pas cdo kutie te numeruar pavaresisht nese ishte ne bastion te PD-se apo te PS-se Edi Rama qendroi gjithmone ne krye te klasifikimit dhe ndjekesi Basha mundi vetem te afrohej po pa rrezikuar asnjehere ta arrinte apo ta kalonte. Gjithsesi Lulzim basha tha dje ne mbremje se eshte heret per te kenduar fitore. Kane mbetur 180 mije vota pa u numeruar tha Basha duke perseritur se ai do te prese rezultatin perfundimtar me besimin ne konfirmimin e fitores se shumepritur ne Tirane.

Deklarata e Lulzim Bashes u be pikerisht ne momentin kur Edi Rama sapo kishte perfunduar nje deklarate te tij qe nuk perqendrohej te Tirana se sa te fitorja e Partise Socialiste ne te gjithe vendin. Rama doli ne seline e PS-se krah per krah me kryetaren e re te Bashkise se Burrelit e cila eshte shnderruar dje ne simbolin e fitores se socialisteve. Ne kete dalje Rama konfirmoi fitoren e PS-se ne Krume Lac Rreshen Rubik ne Komunen Rrethina te Shkodres e te tjera zona te Veriut te drejtuara historikisht nga e djathta. Ai konfirmoi fitoren edhe per qytetet e medha te vendit Elbasanin Vloren Fierin Gjirokastren etj. duke theksuar se Tirana mbetet lokomotiva e kesaj fitoreje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›