Bashkia e Shkodres nuk preket rivalitet ne komuna
Ne Shkoder procesi i numerimit ka ecur me ritme te ngadalta. Deri ne oret e vona te se henes ka kryesuar kandidati i PD-se Lorenc Luka i cili garon me Genc Urucin perfaqesues i Aleances per te Ardhmen. Nderkohe qe ne Komunen Rrethina te Shkodres vihet re nje tendence per fitimin e mandatit nga perfaqesuesi i se majtes Kleves Muja i cili garon ndaj kryetarit te kesaj komune Gezim Hardolli te Aleanca per Qytetarin. Ai kandidon per nje mandat te dyte radhazi. Nderkohe ne Malesine e Madhe ka rene miti i PD-se ne disa komuna. Ne Gruemire ka nje avancim te PS-se me nje diference prej 300 votash ne favor te Lirim Mehanit ndaj Arsim Burgajt te PD-se. Bushati eshte ne qendrat e fundit te numerimit ku kryeson bindshem kandidati demokrat Zef Hila. Nderkohe ne Lezhe ka fituar kandidati i Aleances per Qytetarin Viktor Tusha. Kandidati i Aleances per te Ardhmen Gjoke Jaku ka kandiduar tri here per kete bashki dhe ne dy garat e fundit nuk ka fituar ndersa Tusha ka siguruar mandatin e tij te dyte ne krye te Bashkise se Lezhes. Nderkohe numerimi i votave te komunave dhe fshatrave ka nisur ne oren 23.00 te se henes. Procesi do te zhvillohet me anetare te tjere per shkak te lodhjes se komisionereve te meparshem.