Vezhguesit vendore Numerimi jo transparent
Koalicioni i vezhguesve vendore ka shprehur shqetesimin e tij per transparencen e numerimit te votave per sa i perket procesit te numerimit. Sipas vezhguesve ka nje largesi te madhe te tavolinave ku numerohen votat nga vezhguesit si dhe kane theksuar faktin se po favorizohen me shume vezhguesit e huaj. Shqetesim eshte largesia e madhe e tavolinave te numerimit nga vendi ku rrine vezhguesit. Nuk eshte ne distancen e percaktuar me ligj 7 deri 8 metra kjo nuk eshte menyre transparente e numerimit. shte vene re edhe prezenca e vezhguesve te huaj te OSBE-ODIHR qe kane qene ne afersi me te madhe se vezhguesit e tjere me komisioneret e grupeve te numerimit. Ne do i kerkonim KQZ-se te mos beheshin diferenca drastike shprehen vezhguesit vendore. Per sa i perket transparences se numerimit koalicioni i vezhguesve veren se ka probleme me konfuzionin qe po krijohet ne numerimin njekohesisht te votave per kryetar bashkie dhe keshilltare bashkiake. Ka nje situate konfuzioni me menyren sesi po numerohen kutite ne lidhje me votat per kryetare ne bashkite me te medha dhe keshillat bashkiake. Ka pasur konfuzion midis KQZ-se dhe KZA-se per menyren se si do te filloje numerimi i votave ku me pare duhet te fillohej me numerimin e bashkise se madhe pastaj te keshilltareve.