E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durresi e vetmja bashki e paqarte nder te medhate

Numerimi

Nje dite pas votimeve te 8 majit u qartesua se Partia Socialiste eshte fituesja e zgjedhjeve por qe kjo fitore te konkretizohet do te duhen ende shume dite per te mesuar rezultatin perfundimtar te Tiranes dhe Durresit dy qyteteve me te medha te vendit ku PS-se eshte ne avantazh por numerimi po ecen shume ngadale. Ndryshe nga Tirana ku epersia e Edi Rames eshte e qarte ne Durres ka ende paqartesi per rezultatin final. Bashkia qe u nda nga nje grusht votash ne vitin 2007 i ka te gjitha shanset te dale me nje rezultat njesoj te ngushte edhe sivjet. Deri ne mesnate Vangjush Dako i PS-se kryesonte me rreth 400 vota perpara kandidatit demokrat Ferdinant Xhaferaj por ka ende shume vota per tu numeruar dhe procesi nuk pritet te mbaroje as sot.

Ngadale eshte duke ecur numerimi edhe ne dy bashki te tjera te medha Korce dhe Elbasan por ketu nuk priten me surpriza pasi kandidatet socialiste Niko Peleshi dhe Qazim Sejdini kane krijuar nje diference te konsiderueshme kundrejt rivaleve te PD-se dhe LSI-se. Ne Fier dhe Vlore numerimi ka ecur me shpejt dhe kandidatet e PS-se Baftjar Zeqaj e Shpetim Gjika e kane garantuar fitoren. Nderkohe ne Gjirokaster socialistet filluan festen dje ne mesdite pas numerimit te kutise se fundit qe konfirmoi rimandatimin e Flamur Bimes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›