E Diel, 1 Nëntor 2026

Prokuroria: Fazllic ka blere prona pa pasur aktivitet ne Shqiperi

TIRANË - Prokuroria e Tiranes eshte shprehur dje mbi sekuestrimet e bera sic tha, me prova ndaj anglo-boshnjakut Damir Fazllic. Ne seancen e djeshme, dy prokuroret deklaruan se 33 vjecari ka blere prona ne vendin tone, pa pasur pasuri dhe aktivitet, duke e konsideruar keshtu kete pretendim si veprim te paligjshem qe le shteg per te besuar ne afera te dyshuara pastrimi parash. Sipas dy prokuroreve Dritan Reshka dhe Besnik Cani, i pandehuri kishte blere nje prone prej 90 mije metra katrore ne Porto-Romano, Durres. Ndersa disa kohe me vone Fazllic, kishte blere edhe disa prona te tjera perpara se te regjistronte shoqerine e tij "Croun asquisiton". Prokurori Cani deklaroi se prove ishte edhe nje transferte prej 1.7 milione euro nga bankat shqiptare te Damir Fazllic, drejt nje banke ne Zyrih. Dy prokuroret pasi i kane bere publike pretendimet e tyre per provat ndaj 33 vjecarit, i kane dorezuar gjykates disa akte te tjera shtese, te cilat thane se perbejne sekret hetimor. Ne fund dy perfaqesuesit e akuzes kane kerkuar lenien ne fuqi te sekuestrove te provave te tij, pasi sipas tyre, dyshohet se boshnjako-britaniku ka konsumuar akuzen e "pastrimit te produkteve te vepres penale". Gjithashtu akuza kerkoi edhe te drejten per te paraqitur prova te tjera ne seancat e mevonshme. Nderkohe, Prokuroria e Tiranes eshte paditur nga mbrojtja e Fazllic, per sekuestrime te padrejta. R.C


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›