Minat me celular, jepen 30 vjet burg
Minat me celular, denohen me 30 vjet burg kater te pandehurit e akuzuar per trafik armesh. Togat e zeza te Gjykates se Krimeve te Renda, kane shpallur dje fajtor dhe kane denuar me 9 vjet te pandehurin Glerjan Hyseni, me 8 vjet burg te pandehurin Shkelqim Gjoka, 7 vjet te pandehurin Ardian Mocka, ndersa per te pandehurin e fundit Hysen Hyka gjykata dha denimin me 6 vjet heqje lirie. Kater te pandehurit do te perfitojne ulje denimi pasi jane gjykuar me gjykim te shkurtuar. Sipas hetimeve te kryera nga prokuroria ka rezultuar se te akuzuarit kane trafikuar nente mina lendesh plasese te pajisura me pajisje komandimi ne distance, celular. Aktivizimi i ketyre bombave behej permes instalimit ne to, te nje aparati celular me karte ne te cilen behet thirrje ne momentin e shperthimit te bombes, pas vendosjes se saj ne objektiv. Trafikimi u krye nga Mali i Zi ne vendin tone. R.C