E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zaganjori largohet nga Tirana, larg negociatave

Xhezair Zaganjori / Foto arkiv

Lindita Çela

Prof. Dr. Xhezair Zaganjori tre ditë më parë i tha Po propozimit të PD-së dhe të LSI-së për të kandiduar për president, ndërsa dje ka vendosur ti largohet rrëmujës politike. Ndoshta për ti parë gjërat nga distanca, por edhe pa e prishur ritmin e jetës profesionale, Zaganjori ka udhëtuar në jug të vendit për të marrë pjesë në një konferencë. Në ditët që palët do të përfshihen në biseda për tu dakortësuar drejt Raundit të Dytë të zgjedhjes së presidentit, ai nuk do të jetë në Tiranë. Xhezahir Zagonjori ka vendosur të largohet për tu rikthyer në ditën që në Parlament do të vendoset për të. Nuk do të jem në Tiranë. Për shkak të agjendës së përcaktuar në detyrën që unë kryej do të jem shumë larg, por unë ende pres që të jem një kandidat konsensual-tha dje për gazetën Shekulli anëtari i Gjykatës Kushtetuese. Palët kanë kohën e mjaftueshme të bien dakord deri të hënën, e duket se Zaganjori nuk ka qejf të jetë afër këtyre  bisedave. I vjen në ndihmë agjenda e paracaktuar që kur Zaganjori ishte thjesht një prej anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Dita e qetë e gjyqtarit

Në dukje asgjë nuk ka ndryshuar në jetën e Xhezahir Zaganjorit, njeriut për të cilin flitet nga tryezat politike e deri tek debatet e rëndomta të kafeneve. Eshtë krejtësisht i ftohtë në ato që flet, duke të përcjellë sigurinë e një kandidati presidencial. Profesor Zaganjori ndjek me përpikmëri agjendën e tij. U paraqit si zakonisht në zyrë që në mëngjes, por të pazakonta janë masat e sigurisë të shtuara në Gjykatën Kushtetuese. Që kur ai është përfolur si kandidatura më e përshtatshme e mazhorancës për Presidentin e shtatë të Republikës së Shqipërisë, rojet aty tregohen më të kujdesshëm. Por, vetë gjykatësi sillet sikur asgjë nuk ka ndodhur. Në fakt, është thuajse e pamundur të takohesh me të. Prej tre ditësh ka një agjendë të ngjeshur. Takime me politikanë dhe intervista për të shpjeguar kandidimin, janë mjetet me të cilat gjyqtari po përpiqet të bindë opozitën për të marrë votat e konsensusit.

Fjala magjike: Konsensus

Ndodhet në pozitë të dyfishtë. Gjyqtari Zaganjori, që gjykon kërkesat e partive në Kushtetuese, tani duhet të presë gjykimin e tyre. Ai thotë se nuk ka çtë komentoj më tepër mbi vendimin e tij për të pranuar të konkurrojë për postin e Presidentit të Republikës. Unë thashë një herë Po dhe tashmë duhet të presim. Tashmë çdo gjë është në dorën e politikës dhe unë nuk kam asnjë koment për të bërë mbi këtë çështje-shton më tej Zaganjori. Profesori asnjëherë nuk e fsheh synimin e tij që  në votim të ketë edhe miratimin e opozitës shqiptare që e ka kundërshtuar atë që në krye të herës. Gjyqtari, që në këtë çështje qëndrojë larg staturës së tij, nuk e ka fshehur pëlqimin se do ishte mirë për të ishte një President konsensual, por deri atëherë duket se shumë gjëra do të ndodhin. Deri të hënën, kur në parlament do të zhvillohet Raundi i Dytë i votimit, ku Zhezahir Zaganjori me shumë gjasa do të propozohet zyrtarisht nga mazhoranca si kandidati i saj për Presidentin e Republikës, politika mund të sjellë surpriza.

Xhezair Zaganjori, kandidat për president i mazhorancës

Prof. As. Dr. Xhezair Zaganjori lindi më 9 mars të vitit 1957 në Shkodër, Shqipëri.

U diplomua në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës në vitin 1981.

Që nga kjo kohë ai ka qenë lektor i së Drejtës Ndërkombëtare Publike, i të Drejtës Evropiane dhe i të Drejtave të Njeriut në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës, në Shkollën e Magjistraturës dhe në Shkollën e Studimeve Evropiane, Tiranë.

Gjatë viteve 1992-1997 ka qenë Ambasador i Republikës së Shqipërisë në RF të Gjermanisë.

Në vitin 1993 merr gradën shkencore Doktor i Shkencave Juridike dhe në vitin 2002 Profesor i asociuar. Ka qenë bashkëpunëtor shkencor pranë Institutit Max-Planck, Heidelberg.

Në vitin 1991 është zgjedhur anëtar i Gjykatës së Pajtimit dhe Arbitrazhit pranë OSBE-së me seli në Vjenë.

Është autor i një sërë botimesh shkencore brenda dhe jashtë vendit. Është pjesëmarrës aktiv në Kongrese e Konferenca të ndryshme ndërkombëtare brenda dhe jashtë vendit.

Që nga viti 2003 ushtron funksionin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.

 Dy minuset dhe qëndrimi i matur i PS-së

Opinion nga Skerdilajd Zaimi

Xhezair Zaganjori doli në skenën politike si kandidat për President vetëm një ditë përpara se raundi i parë të zhvillohej në datën 30 maj. Madje edhe lakimi i emrit të tij në kuadër të një liste prej rreth 10 personash u bë vetëm në pasditen e datës 29 maj, i përfshirë mes atyre të disa diplomatëve dhe personaliteteve të tjera. Sipas burimeve nga Partia Demokratike, përfshirja e emrit të tij ka qenë propozim i LSI-së dhe është pranuar nga kryeministri Sali Berisha mes kandidatëve si Kristaq Traja apo Ledio Bianku, të dy nga gjyqësori. Në një plan kronologjik miratimi i Zaganjorit si kandidat ishte një kapërcim i madh cilësor në raport me deklarimin standard të Berishës se Presidenti do të jetë një drejtues i lartë i PD-së. Duke folur kështu vetëm për raundin e katërt, kryeministri doli në skenë me një emër që mundëson avantazh taktik ndaj opozitës. Jo-ja zyrtare e kësaj të fundit, u artikulua në datën 30 maj në mëngjes nga kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi i cili pas mbledhjes së Komisionit të Ligjeve u shpreh se propozimi i një kandidati në mënyrë të njëanshme nuk është një zgjidhje.

Përkufizimi i një procesi të njëanshëm ka lidhje me operacionin politik të ndjekur nga shumica sesa me vetë cilësitë e kandidatit në fjalë. Mbrojtjen e tij më të mirë e bëri Ilir Meta, i cili ftoi kolegët socialistë të shohin te Zaganjori, ndërthurjen e përvojës diplomatike me ato të juristi, dy cilësi që janë të nevojshme në punën e një Presidenti. Nga ana e tij, Edi Rama nuk ka bërë asnjë koment mbi emrin e kandidatit dhe në këtë pikë shumica e Sali Berishës duhet thënë se ka mbetur pa arsye të besueshme që nesër ta tërheqë atë. Një lojë me ekuilibër shumë të brishtë e që për herë të parë ndoshta zhvillohet më shumë në qerthullin e arsyeve politike sesa ato personale të kandidatit.

Ndërkohë ka disa elementë, të artikuluar më shumë në mënyrë informale, që mëtojnë ta ngjyrosin politikisht Zaganjorin. Së pari, deputetë të PS-së kanë zbardhur në rrjetet sociale ku janë anëtarë, faktin se ai ka qenë udhëheqës në doktorimin e kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, me të cilën ndan edhe origjinën e njëjtë nga Shkodra. Së dyti, Zaganjori është një detyrën e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, por në tejkalim mandati si pasojë e krizës institucionale të krijuar mes Presidentit në detyrë Bamir Topi dhe shumicës së drejtuar nga Sali Berisha. Në këtë kuptim kandidimi i një personi që mban detyrën në kushte konflikti ndërinstitucional përbën një minus jo pa rëndësi. Ky argument ka rëndësi për shkak të faktit se ekzigjenca juridike e një juristi, vlen si tipar moral kur ai vështrohet si kandidat për President të Republikës.  As një jo kategorike, por as edhe një Po zyrtare-Zaganjori si kandidat është sërish në pozicionin e mesëm të krijuar si pasojë e një konflikti politik.

Çfarë pritet

1- Raundi i dytë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, i caktuar dje nga Kuvendi i Shqipërisë për tu zhvilluar në datën 4 qershor 2012.

2- Qëndrimi i Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike mbi ftesën e Ilir Metës për një takim dypalësh. Në ç

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›