Bashkia e Durrësit, në krye të qeverisjes së mirë
Bashkia e Durrësit është renditur e para në klasifikimin e shërbimeve më të mira për qytetarët mes 40 bashkive e komunave të monitoruara në të gjithë vendin. Koalicioni Shqiptar Kundër Korrupsionit (ACAC), në një tryezë të rrumbullakët të organizuar dje, bëri publike rezultatet e kartës raportuese të qeverisjes së mirë për periudhën tremujore janar-mars 2008. "Ky projekt i ACAC-it përpiqet ta bëjë raportimin e qeverisjes së mirë dhe diskutimin publik mes qytetarëve dhe zyrtarëve lokalë, pjesë përbërëse të shoqërisë civile shqiptare", u shprehën pjesëmarrësit në këtë takim. Ndërkohë që në renditjen e bashkive dhe komunave të monitoruara, e dyta në radhë vjen ajo e Vlorës e ndjekur nga Saranda, Rubiku dhe Korça.