Antidopingu, të gjithë negativë
UEFA lajmëroi dje se të gjitha testet antidoping të kryera në 16 skuadrat pjesëmarrëse në EURO 2008 kishin rezultuar negative. Drejtori i marrëdhënieve me publikun, Uilliam Gajard, deklaroi në një konferencë për shtyp se 8 apo 10 lojtarë të çdo skuadre i ishin nënshtruar testit, duke rezultuar të gjithë negativë. Ai tregoi se për herë të parë lojtarët i ishin nënshtruar një testimi të përbashkët gjaku dhe urine. Gjatë turneut, dy lojtarë të çdo skuadre do t‘i nënshtrohen testit pas çdo ndeshjeje.