Shtohen aksidentet, kërkohet gjak
Bankat e gjakut ende nuk janë në gjendje të "mjerueshme". Aktualisht, në to ka rezerva gjaku. Por nëse ritmet e dhurimeve do të jenë të këtij niveli, atëherë rrezikojmë të mbetemi thatë. Rrezikojmë të mbetemi pa rezerva gjaku, rrezikojmë të shtojmë më shumë problemet në shëndetësi dhe njëkohësisht jetën e shumë personave që vuajnë nga sëmundjet e gjakut.
Por për të mos shkuar në këtë gjende dhe për të shmangur një thatësirë gjaku në qendrat e transfuzionit, drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, Irena Qendro, iu drejtua të gjithë qytetarëve me sloganin: "Dhuroni gjak, dhuroni vullnetarisht, pasi nevoja për gjak të sigurt është e vazhdueshme dhe e ndjeshme, veçanërisht gjatë sezonit të verës".
Sipas saj, shtimi i kërkesave për gjak në sezonin e verës vjen kryesisht nga aksidentet, një fenomen në rritje në këtë periudhë, si dhe për pacientët me anemi kronike, e paraprirë nga ulja e dhurimeve vullnetare. Dje, përfaqësues të shëndetësisë, specialistë gjaku, specialistë të Institutit të Shëndetit Publik kanë theksuar se nëse vazhdojmë me të tilla ritme, nëse qytetarët nuk sensibilizohen për të dhuruar gjak, atëherë shtetit shqiptar do t‘i duhet të mendojë seriozisht për të nisur importin e gjakut. Sipas miratimit të ligjit, Shqipëria mund të importojë gjak, por në raste fatkeqësish. Të gjitha platformat, strategjitë, projektet kanë synuar sensibilizimin e qytetarëve që të dhurojnë gjak. Por në rast se nuk do të ketë dhurime edhe pas kumtesave të herëpashershme të specialistëve të gjakut, atëherë këtë vit do të rinisim importin. "Ka shumë nevojë për gjak të sigurt në përballimin e nevojave gjithnjë e në rritje, ndërkohë që dhënia e 300 mililitrave gjak nuk shkakton asnjë problem shëndetësor në shëndetin e njeriut. Gjendja aktuale e bankave të gjakut në spitale vazhdon të jetë në nivel normal, por edhe nëse gjendemi në vështirësi gjatë periudhës së verës, Ministria e Shëndetësisë do të importojë gjak", tha specialistja e gjakut në Ministrinë e Shëndetësisë, Vjollca Duro. Shqipëria mbetet një nga vendet me traditë të ulët për sa i takon dhurimit vullnetar të gjakut. Nisur nga kjo situatë, Ministria e Shëndetësisë ka si objektiv të realizojë kalimin nga sistemi i dhurimit të rregullt me pagesë, në dhurimin vullnetar të gjakut. Procesi i kalimit të dhurimit të gjakut me pagesë në atë vullnetar, do të jetë gradual dhe do të përfundojë brenda afatit të përcaktuar prej 5-10 vjetësh. Në këtë kuadër, sipas Strategjisë së Gjakut, synohet rritja e dhurimeve vullnetare në qytetet e mëdha, shtrirja e këtij aktiviteti në të gjithë vendin, që numri i dhuruesve të jetë sa dy për qind e popullatës dhe brenda 10 vitesh numri i dhurimeve të arrijë në tre për qind të popullsisë.