Fundjava me shi, lamtumirë plazh!
Këtë javë nuk do të kemi as diell as mot të qëndrueshëm. Temperaturat do të jenë konstante. Paqëndrueshmëria e motit do të vazhdojë deri në ditët e fundit të javës. Sipas parashikimit të sinoptikanëve të Institutit të Hidrometeorologjisë, e gjithë java do të jetë e vranët. Madje, të gjithë ata që e kishin planifikuar fundjavën për të shkuar në plazh u duhet të mendojnë edhe njëherë për alternativat e pushimit. Sipas sinoptikanëve të Institutit të Hidrometeorologjisë datat 7, 8,9, do të jenë ditë me shi. Temperaturat do të kenë një rënie të lehtë sidomos në vlerat maksimale. Nesër do të keni një rënie të temperaturave kryesisht në zonat malore. Dje temperatura më e lartë e regjistruar ka qenë 29 gradë Celsius. Vendi ynë ndikohet nga periferia e presionit atmosferik normal. Masat e ajrit që qarkullojnë janë të paqëndrueshme, relativisht të lagëta dhe më të freskëta. Moti parashikohet të jetë i alternuar me vranësira të ndërrueshme, të çrregullta, mesatare dhe të dendura, ku nuk përjashtohen reshje lokale të përkohshme ashtu si dje. Era parashikohet të fryjë me shpejtësi 1-7 metra në sekondë, në drejtimin jugperëndim-juglindje. Valëzimi në bregdet parashikohet të jetë 2-4 ballë. Temperaturat e larta që përfshinë vendin tonë nuk do të jenë të pranishme edhe për një javë. Sinoptikanët dhe specialistët e Institutit të Hidrometeorologjisë mund të parashikojnë motin dhe qëndrueshmërinë, temperaturat dhe gjithçka tjetër deri në fund të javës. Këta specialistë kryejnë matje të tjera të cilat parashikojnë motin për javën e ardhshme. Sakaq temperaturat kryesore të regjistruara dje në qytetet kryesore të vendit kanë qenë: Tiranë 18 dhe 29 gradë Celsius, Shkodër 17 dhe 30 gradë Celsius, Korçë 14 dhe 25 gradë Celsius, Lezhë 17 dhe 30 gradë Celsius.