E Shtunë, 31 Tetor 2026

Freedom House: Shtypi në Shqipëri, pjesërisht i lirë

/>Shqipëria është një vend demokratik, por pjesërisht i lirë. Nuk ka ndryshuar aspak për Shqipërinë ky përcaktim i bërë në raportin e përvitshëm të Organizatës prestigjioze Freedom House, që bën një renditje të 193 vendeve në lidhje me ecurinë e të drejtave politike dhe liritë civile nëpër botë. Kështu përsa i përket të drejtave politike dhe lirive civile Shqipëria vlerësohet me tre pikë për secilën fushë në nivelin e pikëve nga 1 deri në 7, ku pika një paraqet vendet shumë të lira dhe pika 7 vendet aspak të lira. Për Shqipërinë nuk ka as përmirësim dhe as përkeqësim të këtyre lirive në krahasim me vitin e kaluar. Kjo do të thotë se në kuadër të demokracisë Shqipëria nuk ka asnjë tendencë pozitive. Raporti është bërë duke vrojtuar të gjithë zhvillimet në Shqipëri e në botë nga 1 janari deri më 31 dhjetor 2008. në krahasim me fqinjët, Maqedonia, Serbia, Mali i Zi janë gati në një nivel me Shqipërinë, Bosnja Hercegovina vlerësohet me më shumë pikë se Shqipëria, ndërsa Kosova konsiderohet si territor me konflikt dhe hyn në vendet jo të lira. E veçantë është rënia për Greqinë si demokraci, e kritikuar për hapa prapa në liritë civile. Po kështu tendenca regresive kanë edhe Bulgaria dhe Maqedonia.
Raporti në përgjithësi vlerëson se liria në të gjithë botën ka pësuar sprapsje për të tretin vit radhazi në vitin 2008.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›