E Diel, 1 Nëntor 2026

OSSH: Uji po rrezikon stakimin e nenstacionit ne Dajc

Operatori i Sistemit te Shperndarjes se Energjise (OSSH) njoftoi se dje, po furnizon me energji te gjitha zonat e permbytura me perjashtim te atyre ku jane bere stakime te detyruara per te shmangur rreziqet. Per te shmangur rrezikun si rezultat i rritjes se nivelit te ujit, OSSH njoftoi se eshte bere shkeputja e 38 kabinave ne gjashte nenstacione te cilat te gjitha se bashku furnizonin 932 abonente. Gjithashtu per te rritur sigurine ne nenstacionin Dajc, celat e tensionit te mesem jane ngritur gjysme metri me lart dhe ne nenstacionin Shkodra 2, dhe ne nenstacionin e Zues me ndihmen e dhene nga Ministria e Mbrojtjes jane vendosur qindra thase me rere perreth dhe jane instaluar pompa qe bejne te mundur nxjerrjen e ujit. Sipas informacioneve te marra nga dega e OSSH-se ne Shkoder, ne nenstacionin e Dajcit nese uji rritet edhe 5 cm atehere arrin kuoten ku duhet bere stakimi i ketij nenstacioni ne te cilin jane rreth 1700 abonente ose rreth 6000 banore. OSSH deklaron se, eshte duke ndjekur nga shume afer kuotat e ujit ne zonat e permbytura dhe do te beje stakime te detyruara te energjise elektrike aty ku kabinat mund te permbyten dhe aty ku rrezikohet jeta e njerezve si pasoje e prezences se energjise elektrike. Per cdo stakim, OSSH njofton me pare Shtabin e Emergjences prane Prefektures Shkoder.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›