E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama ne Kucove Berisha pas mashtrimeve me naften

Lideri i opozitës ka fajësuar sërish maxhorancën për përvetësim të pasurisë publike. Në turin e tij, ndalesa e rradhës ka qenë Kucova ku Rama i është referuar arrestimeve në tregun e karburantëve për mashtrime me naftën verxhin.

"Sot patë vetëm bandën e kusarëve që grabisnin naftën dhe realizonin kontrabandën, ndërkohë që ata që e mundësonin këtë grabitje dhe i hapnin shtigjet kësaj kontrabande janë në tryezën e qeverisë duke cuar në oborrin e pushtetit të vjedhur të Saliut 70-80 milionë euro", tha Rama.

Pas akuzave të ish mistrit Prifti, 13 persona kanë përfunduar në pranga për kontrabande të naftës verxhin. Mes tyre biznesmen të tregut të karburantit dhe të disa zyrtarëve të doganave dhe tatimeve.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›