Bashkia e Tiranës 100 ditë punë. Basha: Dëshmi se i mbaj premtimet
TIRANË-Sot janë mbushur 100 ditë nga momenti kur Lulzim Basha nisi punën në Bashkinë e Tiranës. Sot kreu i Bashkisë në një konference shtypi vlerësoi punën e 100 ditëve të institucionit ku theksoi se cdo ditë po tregohet se po mbahen premtimet që iu bënë qytetarit në fushatë elektorale.
“Ne vijojmë mbajtjen e premtimeve. Qendër e veprimtarisë së Bashkisë është të dëgjojmë qytetaritn dhe të punojmë për të, këtë po e dëshmojmë cdo ditë të punës sonë. “Unë kushtoj energji dhe kohë për të dëgjuar problemet e qytetarëve edhe për një qëllim tjetër, për të matur eficensën time si kryetar bashkie dhe bashkëpunëtorëve të mi këtu”.
Basha më tej theksoi se disa nga premtimet kryesore janë realizuar, ndërsa të tjera janë në proces.
“Hipotekat. Pasi konstatuam shqetësimin e qytetarëve pas takimeve që kam kryer direkt me ta, ky ishte një problem madhor në Tiranë. Faza e parë e këtij procesi mbaroi, i dyti kërkon 2-4 javë për të përfunduar, kurse faza e tretë që është dhe më problematike po shkon drejt zgjidhjes”.
Në kuadër të firmosjes së lejes së shfrytëzimit për 124 objekte në Tiranë, Basha u bëri me dije gazetarëve se shumë objekte e kishin marrë lejen e shfrytëzimit nga bashkia e mëparshme, por për shkak të burokracive, procesi kishte mbetur në mes.
“Ka leje shfrytëzimi të vjetra që kanë mbetur peng i mosbashkëpunimit të bashkisë me institucione të tjera, këto leje i kalojnë tashmë institucioneve përkatëse falë marrëveshjeve të nënshkruara”.
Basha theksoi se premtimi i radhës i madh ishte edhe heqja e barrës fiskale. “Gjatë këtyre 100 ditëve reduktuam barrën fiskale, hoqëm rreth 60 taksa. Me clirimin e biznesit nga taksa dhe tarifa të pajustifikuara ne do të arrijmë një zhvillim ekonomik të qytetit”.
Duke iu referuar strukturës së re të Bashkisë së Tiranës, Basha theksoi se një nga premtimet e bërë është edhe agjensia e mbrojtjes së konsumatorit e cila do t`i mbrojë këta të fundit nga mallrat pa cilësi si dhe nga spekulimet me çmimet.
Një tjetër çështje e cila është mjaft e rëndësishme për qytetarët dhe që sipas Bashës është edhe në qëndër të bashkisë është edhe plani urbanistik i kryeqytetit.
“Plani urbanistik i Tiranës ku mendojmë se është një nga problemet më të mëdha të qytetarëve ka nisur ndërsa janë bërë konsultimet në çdo hap të procesit. Hapat e para që janë bërë janë ato të ekzaminimit të plotë të punës dhe të dhënave, hartimi i planit i metodologjisë dhe veprimet e para që do t’i hapin rrugë hapave të tjera ambiciozë” ka shtuar Basha.
Gjithashtu kryebashkiaku Basha theksoi se një tjetër sukses është edhe platforma e decentralizimit e cila do t`i japë më shumë kompetenca kryetarëve e minibashkive duke ruajtur kopetencat e kontrollit. Në këtë mënyrë sipas Bashës qytetarët do të mund t`i zgjidhin problemet e tyre sa më afër shtëpisë dhe jot ë përplasen në dyert e bashkisë.
Disa nga premtimet që Basha theksoi se janë drejt realizimit të tyrë janë edhe hapja e konkursit për bulevardin e Tiranës dhe rehabilitimi i lumit, termat e referencës për tramvajin e Tiranës ndërsa është përmbushur edhe adresimi i sigurisë në trafik për shkollat e kryeqytetit.
Keshilli Bashkiak
I ndalur në punën e Këshillit Bashkiak, Basha garantoi se kjo strukturë do të jetë në shërbim të popullit.
“Nga dita e parë deri në të fundit të drejtimit tim në Bashki, Këshilli Bashkiak do të jetë në shërbim të popullit. Kjo pasi unë nuk bëj ndarje, socialistë demokratë, hallet e qytetarit janë të njëjta nuk kanë lidhje me bindjet politike”.
(d.b/BalkanWeb)