Greqi, reagime për marrëveshjen mbi qeverinë e re
Zëdhënësi i qeverisë, tha se takimi Papandreu-Samaras u bë në një klimë të mirë, madje ata biseduan për pak kokë më kokë. Zëdhënësi bëri me dije se të hënën ata do të komunikojnë për caktimin e kryeministrit, si dhe përbërjen e qeverisë së re me bazë të gjerë.
Zëdhënësi tha se as ekziston dhe as u shtrua çështje vetoje për pjesëmarrjen edhe të partive të tjera në qeverinë e re.
Në radhët e partisë më të madhe opozitare, Demokracia e Re, ka "optimizëm të përmbajtur", lidhur me zhvillimet për krijimin e qeverisë së re.
"Faza e parë shkoi mirë, zoti Papandreu dha dorëheqjen, në përgjigje të kushtit të parë që kishim vënë", tha një burim zyrtar i kësaj partie dhe shtoi: "Tani duhet të shohim fazën e dytë që është në zhvillim".
Demokracia e Re dëshiron që qeveria e re të jetë afatshkurtër dhe të ketë një mandat të përcaktuar. Kushti që shpallja e zgjedhjeve do të bëhet "menjëherë" pas implementimit të marrëveshjes së 26 tetorit, ishte, sipas burimeve, një kërkesë e liderit të opozitës, Samaras.
Sigurisht, mbetet të vendoset kryeministri i ri dhe të sqarohen me saktësi kompetencat e qeverisë së re, prej nga do të varet edhe jetëgjatësia e saj.
Nga presidenca e republikës u njoftua se anullohet takimi i programuar i presidentit Papulias me liderët politikë, pas refuzimit për të marrë pjesë nga sekretarja e përgjithshme e partisë komuniste Aleka Papariga dhe kryetari i grupit parlamentar të SYRIZA Aleksis Tsipras.
Në një reagim të partisë LAOS theksohet se "për shkak të kapriçiove të z. Papandreu e Samaras u humb kohë e çmuar, që do të vështirësojë më shumë çfarëdo skeme që do të zëvendësojë qeverinë aktuale".
Aleanca Demokratike bën fjalë për zhvillim pozitiv. "Ishte një zhvillim pozitiv për të cilin Aleanca Demokratike punoi për shumë kohë dhe ishte kusht mbijetese për Greqinë", thuhet në një deklaratë të partisë së ish ministres së jashtme Dora Bakojanis.