E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama-Topallit: Doje ‘Kurban Kongres’, por s’të doli, librin blije të enjten

TIRANË- Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ka zgjedhur rrjetin social Twitter për t’iu përgjigjur me ironi deklaratës së djeshme që kryeparlamentarja Jozefina Topalli bëri në një prononcim të shkurtër për mediat.

Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli pas vizitës që kreu dje në Selinë e Komunitetit Mysliman, e cilësoi Kongresin e socialistëve si “Kurban Kongres’, duke e paralizuar edhe me librin më të fundit që kreu i PS-së Edi Rama pret që të nxjerrë së shpejti.

Kjo deklaratë e shkurtër ka nxitur reagimin e Ramës i cili shkruan: “Kurban Kongres Jozefinë? Ashtu do ta doje po s'të doli! Të enjten në librari. Ço dikë ta bleje jo vetë, se bllokon trafikun me eskortën tren”.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›