E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria e re greke, kush është Lukas Papadimos?

ATHINE-Lukas Demetris Papadimos ka lindur në 11 tetor 1947 në Athinë. 

Profesioni i tij është ekonomist, ish-guvernator i Bankës së Greqisë dhe ish-zëvendëspresidenti i Bankës Qendrore Evropiane (2002-2010).

64 vjecari Lukas Papadimos, është një figurë e respektuar gjerësisht në Greqi, me një prapavijë të fortë në fushën akademike dhe atë të financave. 

I arsimuar në SHBA gjatë viteve 1970. Ai ka një diplomë në fizikë, një master në inxhinieri elektrike dhe një doktoraturë në ekonomi. 

Dijetar i shquar, që ka botuar mjaft dokumente në teorinë dhe politikën makroekonomike, Z. Papademos ka mbajtur pozita akademike në Universitetin e Columbias, Universitetin e Harvardit dhe Universitetin e Athinës.

Më pas ai punoi si ekonomist pranë Bankës Federale të Bostonit.

Me Bankën e Greqisë u bashkua në vitin 1985 duke ngjitur shkallët nga si zëvendësguvernator në vitin 1993 dhe guvernator i saj, në vitin 1994. 

Papadimos ka qenë i njohur dhe i vlerësuar, për punën e tij si një nga ekonomistët më të lartë të vendit, dhe tani nëse bëhet kryeministër e pret një sfidë tepër e vështirë; ai duhet të drejtojë një vend që ndodhej buzë greminës së falimentimit. Qeveria e tij duhet të përparojë urgjent për miratimin e marrëveshjes së kredisë nga Parlamenti dhe zbatimin e vendimeve që rrjedhin prej saj, me qëllim që të lëvrohet sa më shpejt kësti i gjashtë i ndihmës për Greqinë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›