E Shtunë, 31 Tetor 2026

'Cmenduria' e fansit të Lenon, paguan 20 mijë stërlina për dhëmbin e prishur

KANADA- Kjo mund të cilësohet edhe si cmenduria e fundit e një fansi fanatik karshi idhullit të tij.

Me karie dhe me një ngjyrë të pështirë, por ama është dhëmbi i të paharrueshmit John Lenon!

Paratë nuk mund të blejnë dashurinë, thuhej në një nga tekstet e Beatles,  por e kënduar në ditën e sotme mund të thuhet se 20 mijë stërlina kanë mjaftuar që dentisti kanadez të plotësojë dëshirën e tij si fans i ‘cmendur’, i  ish-pjestarit të Beatles.

Michael Zuk, është dentisti kanadez, i cili ka blerë nëpërmjet telefonit dhëmbin e prishur të John Lenon,  i cili ishte nxjerrë  ditët e fudnit në ankand.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›