Berisha: Shqipëria e vetmja në rajon me 4 kompani celulare
TIRANË- Kryeministri i vendit Sali Berisha deklaroi sot se Shqipëria është vendi i parë në rajon për penetrimin e telefonise celulare me 4 kompani. Këtë deklaratë shefi i qeverisë e bëri gjatë Konferencës dy ditore të vendeve pjesmarrëse në iniciativën rajonale 'Electronic South Eastern Europe', organizuar nga Ministria e Inovacionit në bashkëpunim me Këshillin e Kooperimit Rajonal dhe UNDP.
Shqipëria në moshën dixhitale është një ndër objektivat më madhore të vendit, theksoi kryeministri Berisha, ndërkohë që krahas sukseseve të arritura në fushën e telefonisë celulare rënditi dhënien së shpejti të licensës 4G.
“Për qeverinë time një nga objektivat më madhorë, ambicioze dhe të vështirë është Shqipëria në moshën dixhtale. Në një hark kohor të shkurtër vendi i'a doli të jetë në measataren Europiane të treguesit të EES. Është mbi 30% nuk është sa vendet e BE që është 63%. Shqipëria rënditet në vendet më të pakta për shkallën e lartë të penetrimit të telefonisë celulare. Shqipëria është vendi i vetëm në rajonime katër kompani celulare. Ka dhënë 2 licensa për 3G dhe ka gati 2 të tjera dhe parashikon që 2012 gati të avancojë me licensën 4 G",- theksoi Berisha.
Kryeminsitri nënvizoi se teknologjia është 'leva e Arkimedit' për të plotësuar një nga kushtet më themelore, për të kapur kohën.
“Teknologjia dixhitale është në shumë aspekte leva e Arkimedit, për të kapërcyer kohërat, për të kapur kohën e humbur, për ti ofruar qytetarëve tanë shërbimet më të mira të moshës, për të vendosur gjithashtu në themel të transparencës, si kushtin e të gjitha kushteve për një qeverisje të mirë”,- nënvizoi Berisha.
Shefi i qeverisë shprehu bindjen e qeverisë për të forcuar partneritein rajonal në fushën e teknologjisë për të realizuar nismën e rëndësishme për një Shqipëri të hapur dhe qeverisje tranparente.
“Partneritet për Shipëri të hapur, një nismë e rëndësishme që të bëjmë qeveritë tona transparente. Qeveria po punon në realizimin e kësaj nisme, por më duhet tju informoj se kemi bërë progres thelbësor. Ne jemi vend i prokurimeve 100% dhe e kemi realizuar që në vitin 2009. Po avancojmë për blerjet e vogla dhe shpenzimet e tjera. Jemi i vendit i One Stop Shop për lejet dhe licensa”,- deklaroi kryeministri Berisha.
(e.m/BalkanWeb)
Lidhje te tjera VIDEO: Berisha: Shqipëria i vetmi vend në rajon me 4 kompani celulare