E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhë merr peng 6 vjecarin, në kërkim pengmarrësi

Një fëmijë 6 vjecar është marrë peng nga “babai” i tij dje në qytetin e Lezhës. Policia është vënë në kërkim të autorit dhe fëmijës. 25 vjecari kishte pak ditë që ishte liruar nga burgu. 

LEZHE- Policia është vënë në kërkim të Gëzim Markut, 25 vjecarit i cili dyshohet se është autori marrjes peng të një fëmije 6 vjecar, dje në qytetin e Lezhës. Sipas të dhënave të para të policisë 25 vjecari i i cili kishte vetëm pak ditë që kishte dalë nga burgu mori peng dje në mesditë nxënësin e klasës së parë I. Prenga.
Forcat blu të komisariatit të Lezhës kanë shoqeruar në komisariat nënën e fëmijës për të sqaruar lidhjet e saj me të dyshuarin si autor të pengmarrjes si dhe zbardhjen e arsyeve që kanë nxitur 25 vjecarin të ndërmarrë një veprim të tillë. Nga të dhënat e para 25 vjecari mendon se vogëlushi është djali i tij.

(s.g/BalkanWeb) 



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›