E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia e Tiranës: Dyfishim i inspektorëve, për të monitoruar tregjet

28-12-2011 / Gazeta 55

Bashkia e Tiranës ka dyfishuar numrin e inspektorëve të AMK (Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorit), Tatim - Taksave dhe Policisë Bashkiake, në të gjithë tregjet e kryeqytetit, me qëllim parandalimin e abuzimit me çmimet, edhe në këto ditë të fundit, në prag të ndërrimit të viteve.  Zv/Kryetari i Bashkisë së Tiranës Edmond Panariti, së bashku me Drejtorin e Agjencisë për Mbrojtjen e Konsumatorëve dhe drejtues të Policisë Bashkiake ishin sot në tregun pranë lulishtes “1 Maji”. Panariti bëri me dije, se edhe gjatë ditës së sotme, është vënë re stabilitet i çmimeve në tregjet e Tiranës. Zv/Kryetari i Bashkisë shprehu vendosmërinë, për të vijuar me monitorimin e tregjeve deri më 31 dhjetor. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›