Festat e fund vitit, Berisha feston me fëmijët e fshatit SOS

28-12-2011 / Gazeta 55
Më rastin e festave të fundvitit, Kryeministri Berisha dhe bashkëshortja e tij, znj. Liri Berisha, iu bashkuan sot paradite festimeve në Fshatin e Fëmijëve SOS, në Tiranë. Fëmijët e këtij fshati së bashku me një grup fëmijësh artistë nga Shkolla e Baletit dhanë një koncert të përgatitur enkas për festimet e Vitit të Ri. Pasi ndanë me fëmijët kënaqësinë e festimeve dhe duke i uruar atyre një vit të mbarë, plotë shëndet e gëzime, Kryeministri dhe zonja Berisha ndanë për ta dhurata të ndryshme, me lodra e veshje. Fshatrat e Fëmijëve SOS në Shqipëri janë pjesë e SOS Kinderdorf International dhe ofrojnë ndihmë e kujdes familjar për 139 fëmijë, që kanë humbur kujdesin prindëror.
...