E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusi, Putin hedh poshtë mundësitë për rishqyrtim të zgjedhjeve

28-12-2011 / Gazeta 55

Kryeministri rus, Vladimir Putin, ka hedhur poshtë thirrjet për rishikimin e rezultateve të zgjedhjeve të kontestuara parlamentare dhe ka akuzuar protestuesit për mungesë qëllimesh të qarta. Putin foli për mbështetësit e partisë së tij. Komentet e tij vijnë pas demonstratave të fundit lidhur me zgjedhjet e 4 dhjetorit, për të cilat opozitarët thonë se janë manipuluar. “Zgjedhjet kanë përfunduar. Parlamenti ka nisur punën e tij dhe është zgjedhur një kryetar Parlamenti”, tha Putin duke shtuar se “nuk mund të bëhet fjalë për rishikime. Ka vetëm një rrugë të paraparë nga ligji – apelim në gjykatë”. Putin pritet të kandidojë edhe në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, të cilat do të mbahen në mars.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›