E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia e Tiranës, Formulari i ankesës për qytetarët që nuk u ofrohen shërbimet në kohë



Emanuela Sako

Qytetarët kanë të drejtën e ankesës në Bashkinë e Tiranës për shërbimet që nuk u ofrohen. Në bazë të ligjit, qytetarëve që nuk u jepet e drejta e informimit. Në rast se ata duan të njihen me dokumente zyrtare për çështjet që u përkasin, kanë të drejtë të ankohen në institucionin e bashkisë. Ankesa duhet të jetë zyrtare dhe duhet të plotësohet me shkrim. Kështu, ankimuesi duhet të plotësojë një formular të posaçëm me të gjitha të dhënat e personit, si dhe objektin e ankesës. Qytetarëve u njihet ligjërisht kjo e drejtë, duke u bazuar në Kodin e procedurave Administrative dhe Ligjin Nr. 8503 dt 30/06/ 1999 “ Për të drejtën e informimit për dokumente zyrtare “.
Plotësimi
Për plotësimin dhe vlefshmërinë e formularit, ankimuesi duhet të japë të gjitha të dhënat e tij. Kështu, ai duhet të deklarojë gjeneralitetet, duhet të ketë me vete dokumentin e identifikimit. Njëkohësisht, duhet të deklarojë arsyen për mosrealizimin e kërkesës së mëparshme që ka bërë pranë këtij institucioni. Duhet të plotësoje me disa fjali arsyen, duke dhënë disa fakte. Për efekte sigurie dhe transparence, kjo ankesë përpilohet në dy kopje, ku njëra protokollohet dhe tjetra i jepet ankuesit. Ndërkohë që në momentin e paraqitjes së marrjes së përgjigjes ose në rast të një kontakti me specialistë, qytetari duhet të ketë kopjen me vete. Për të marrë përgjigje pranë Bashkisë së Tiranës, ankimuesit i duhet të presë 40 ditë nga dita e dorëzimit të formularit pranë specialistëve.
Ankesat
Bashkia e Tiranës mbledh të gjithë formularit, në rastet e paraqitjes së ankesave të qytetarëve për shërbime të ndryshme. Gjithçka bëhet e mundur në bazë të së drejtës ligjore që kanë qytetarët për të paraqitur ankesat në rastet e mosdhënies së shërbimeve që institucioni është i detyruar t’i kryejë. Po kështu ndodh edhe me subjektet taksapaguese pranë Bashkisë së Tiranës, të cilët shpeshherë kanë ankesa ndaj mënyrës së pagesës së taksave apo mjaft raste kur pretendojnë se janë shkelur rregullat. Për të gjitha rastet e paraqitura nga subjektet, Bashkia e Tiranës pret ankesat, duke vënë në dispozicion një formular ankimimi. Formulari përmban të gjitha të dhënat të detajuara për biznesin, taksat e paguara, arsyen e ankesës etj. Subjekti ankimues, duhet të shprehë qartë motivin e ankesës dhe duhet të paraqesë prova bindëse për situatën, si dhe arsyen se përse ka ndodhur një situatë e tillë për të cilën po i drejtohet Bashkisë së Tiranës. Kjo është një e drejtë e tillë, që u njihet të gjitha bizneseve të vogla, të cilat paguajnë taksat pranë Bashkisë. Specialistët bëjnë të ditur se si duhet plotësuar formulari dhe afatet e dorëzimit të formularit të ankimimit. Sipas të dhënave të Bashkisë, ankimi bëhet me shkrim dhe dorëzohet brenda 30 ditëve kalendarike nga data kur akti i administratës është marrë ose vlerësohet i marrë nga tatimpaguesi. Ankimi merret në shqyrtim vetëm nëse taksapaguesi ka paguar detyrimin tatimor, që është subjekt i ankimit pa përfshirë gjobat.

Kreditë e lehtësuara, përjashtimet nga mangësitë e dokumentacionit
Aplikuesit për banesa sociale nëpërmjet subvencionimit të kredisë duhet të dorëzojnë dokumentacion të plotë pranë Bashkisë së Tiranës. Në rast se në dokumentacionin e dorëzuar vërehen mangësi, atëherë ata përjashtohen nga skema e përfitimit. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me aplikuesit gjatë këtij viti. Ministria e Transporteve dhe ajo e Financave kishin përcaktuar 250 vende për përfitimin e masës së subvencionimit për familjet që aplikojnë për kredi të lehtësuara nga shteti. Ndërkohë që nuk u pranuan 99 aplikantë, pasi këta të fundit kishin mangësi në plotësimin e të dhënave të sakta të të ardhurave dhe një pjesë e tyre nuk paraqitën dokumentacionin e plotë. Kriteret e përzgjedhjes së familjeve që kërkojnë të aplikojnë për përfitimin e kredisë së lehtësuar, janë të njëjta me ato të strehimit social dhe të bonusit të qirasë pranë Bashkisë së Tiranës. Por, në plotësimin e dokumentacionit shënohet edhe kërkesa për programin që aplikantët kërkojnë të trajtohen. Një kriter është që aplikantët nuk duhet të kenë banesë në pronësi dhe të kenë të ardhura mujore brenda një kufiri që është vendosur nga Ministria e Transporteve. Për kategoritë e trajtimit me kredi të lehtësuar, kriter kryesor janë të ardhura mujorë të cilat kanë shifra maksimale dhe minimale që nuk duhen tejkaluar, në të kundërt nuk mund t’u jepet kredia sepse aplikantët ose nuk e meritojnë se kanë të ardhura të larta, ose nuk kanë me se të bëjnë pagesën se kanë të ardhura të ulëta. Prandaj një ndër kriteret e vendosura me ligj, ku mund të përfshihen të gjithë qytetarët apo familjarët që kanë të ardhura mujore në kufijtë e 24 699- 41 292 lekësh, për familjet që përbëhen nga 1 ose 2 persona. Ndërsa për familjet e përbëra nga 2 ose 3 persona, kufiri i të ardhurave duhet të jetë 34 356 deri në 55 348 lekë. Për familjet e përbëra nga 3 deri në 4 persona kufiri i caktuar është në shifrat 44 841- 71 431 lekëve. Për familjet e përbëra nga 4 deri në 6 persona, kufiri duhet të jetë nga 56 569 deri në 90 556 lekë. Nga verifikimi i dokumentacionit të paraqitur nga 156 familje, vetëm 57 prej tyre janë propozuar të përzgjidhen, të tjerët janë përjashtuar nga skema e aplikimit për arsye të mospërmbushjes së kritereve.

e

1 Dhjetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›