E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia e Tiranës: Masa ligjore për abuzimet me çmimet e mallrave të importit tek “Avni Rustemi”, qytetarët të blejnë në tregjet e tjera, me çmime normale

27-12-2012 / Gazeta 55

Task-forca e Bashkisë së Tiranës ka vijuar edhe sot monitorimin e përditshëm të grafikut të çmimeve në tregjet e kryeqytetit. Sot është vëne re një rritje e çmimeve për mallrat e importit në tregun pranë sheshit “Avni Rustemi”. Drejtori i Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit, Geron Ibrahimiu u ka bërë thirrje qytetarëve, që të kryejnë blerjet e tyre në tregjet e tjera, si tek “Uzina Dinamo”, “ 21 Dhjetori”, apo Tregu Ushqimor, pasi nuk ka rritje çmimesh. Z. Ibrahimi theksoi se do të ketë një bashkëpunim edhe me Drejtorinë e Tatim-Taksave dhe Drejtorinë e Doganave të Tiranës dhe do të merren masat që parashikon ligji, për të gjithë ata që kanë rritur çmimet në mënyrë abuzive. “Produktet e vendit, - tha Ibrahimi -vazhdojnë të ruajnë të njëjtat çmime, të cilat janë ndër më të ulëtat e konstatuara ndonjëherë në këtë periudhë në Tiranë”.

“Ka një qëndrueshmëri në nivelin e çmimeve në përgjithësi të produkteve të vendit, ndërkohë që është konstatuar një rritje e lehtë tek produktet  e importit, të fokusuar në këtë treg, ndërkohë tregjet e tjera tashmë kanë çmime, të cilat qëndrojnë në një mesatare konstante dhe të pandryshueshme. Kështu që, shpresojmë që ta mbyllim këtë vit pa na u dashur të hapim tregun alternativ, duke u ofruar qytetarëve mundësinë që të blejnë sa më shumë produkte. Në këtë treg, së bashku me Drejtorinë e Tatim-Taksave, do të marrim të gjitha masat që parashikon ligji për rritjen abuzive të çmimeve” – u shpreh z. Ibrahimi.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›