Thaçi nuk komenton akuzën ndaj Berishës

Hashim Thaçi
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi nuk ka preferuar të komentojë në detaje lidhur me akuzat që po i bëhen kreut të qeverisë shqiptare lidhur me pengimin e realizimit të linjës së interkonjeksionit me Kosovën.
Thaçi u shpreh se Kosova po i respekton plotësisht përgjegjësitë e saj.
Unë dua të informohem më në detaje, përpara se të jap një mendim mbi këtë çështje. Për sa i përket institucioneve të Kosovës, ne jemi duke e respektuar plotësisht axhendën, prandaj mund të flas vetëm për raportet dhe përgjegjësitë që ka qeveria e Kosovës e që është duke i respektuar plotësisht, është shprehur kryeministri i Kosovës. /F.S/