Rama: Tahmaja e madhe të le pa gjë, vidh-vidh, në fund asgjë
Fjalim kokë e këmbë bazuar në shpifje. Kështu e ka cilësuar lidershipi i Partisë Socialiste Edi Rama bashkëbisedimin e sotëm të kryeministrit të vendit Sali Berisha me gazetarët. Në një reagim të tij në rrjetin social twitter Rama shkruan se Saliu shpif, shpif se mendon se dicka do të mbetet.
“Shpifja 1 e dites: Rama ben sondazhe me shuma madhore qe i dalin keq cdo muaj!Ne fakt ska nevoje per sondazhe sot,ne jemi fitues padiskutim.
Shpifja 2 e dites: Sulmet per bllokimin e projektit me Kosoven i ben mafia!Ne fakt Gjermania e financon, KM e bllokon me badigardin e tij.
Shpifja 3 e dites: Opozita ka frike nga vota!Fakti eshte se frike nga vota kane vetem hajdutet e votes me Saliun qe e beri kuvendin Ruzhdie!
Shpif shpif se dicka mbetet mendon Saliu! Fakti eshte se tahmaja e madhe te le pa gje dhe vidh vidh asgje ne fund mund te mos i mbetet.....”shkruan Rama .