Gjahtari vetëplagoset aksidentalisht, humb jetën
30/11/2011 Dritan Kllapi, drejtor shkolle u gjend i vdekur nga hemorragjia
U aktivizuan 20 efektivë dhe një helikopter, pa sukses
GJIROKASTËR - Policia e Gjirokastrës njofton se pavarësisht ndërhyrjes së shpejt për të gjetur në kohë personin që u vetëplagos aksidentalisht me armë gjahu (çifte) më Malin e Gjerë, u gjet i pajetë, si pasojë e hemorragjisë. “Dritan Kllapi, 40 vjeç, drejtor i shkollës 9-vjeçare “Antigonea”, fatkeqësisht u gjet i pajetë, pavarësisht operacion-shpëtimit që ndërmori policia lokale”, thotë Gentian Mullai, zëdhënësi i Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Gjirokastrës.
Sipas tij, viktima kishte shkuar për gjah, por arma ishte shkrepur aksidentalisht, duke shkaktuar plagë në të dyja këmbët. “Për shpëtimin e tij u aktivizuan 20 efektiva, si dhe helikopteri i Ministrisë së Shëndetësisë”, saktësoi Mullai, duke shtuar se ngjarja ka ndodhur në orët ekstreme të mëngjesit, ndërsa është njoftuar tre orë më vonë nga baxhanaku i viktimës. Mullai tha se viktima ka tentuar të ndalojë me mjete rrethanore hemorragjinë, por nuk ia ka arritur. “Një procedurë ligjore për zbardhjen e ngjarjes tashmë ka nisur, ndërkohë që trupi i 40-vjeçarit është transportuar me helikopter në morgun e spitalit të Gjirokastrës”, specifikon Mullai. T. Skuqi