Konflikti për dy rrënjë ullinj, përfundojnë në spital at e bir
30/11/2011 Rrihen nga kushërinjtë e parë, grindje prej kohësh për vjeljen e tyre
ELBASAN- Dy rrënjë ullinj kanë vënë në sherr dy familje të të njëjtit fis në fshatin Shtëpanjë të komunës Gostimë në rrethin e Elbasanit. Ndërsa ka ardhur koha e vjeljes dy familjet janë përballur me ullinjtë në kufijtë e pronave të tyre dhe prej kohësh ishte vënë në diskutim se kujt i përkisnin dy nga ullinjtë e veçuar gati për vjelje.
Grindja
Dy familjet Pepa këtë herë kanë marrë lopatat e mjetet e tjera të punës dhe janë gjendur para ullinjve për të cilët kishte një sherr të vjetër. Jonuz Pepa 68 vjeç bashkë me dy djemtë e tij D. Pepa 21 vjeç dhe K. Pepa 17 vjeç janë gjendur përballë kushërinjve R. Pepa 65 vjeç bashkë me djalin e tij 17-vjeçar duke i shkaktuar dëmtime të shumta këtyre të fundit. Menjëherë në vendin e ngjarjes ka mbërritur pasi është njoftuar nga banorët e zonës policia e rajonit të Cërrikut. Agjentët kanë vënë në pranga shtetasin Jonuz Pepa, si dhe janë shoqëruar edhe dy djemtë e tij pas sherrit të regjistruar mes tyre. Nga të dhënat e policisë dy kryefamiljarët e përfshirë në konflikt janë kushërinj të parë me njëri-tjetrin, por kjo nuk i ka ndalur të përballën me mjete të forta lopata e mjete të tjera pune duke i shkaktuar dëmtime të shumta në trup njëri-tjetrit. Sipas policisë, për të marrë ndihmën e parë mjekësore ka mbërritur shtetasi R. Pepa 65 vjeç, por edhe tre nga të rinjtë e përfshirë në sherr. Të dëmtuarit u dërguan në Spitalin Kirurgjik Elbasan, ku morën mjekimin e nevojshëm dhe aktualisht janë jashtë rrezikut për jetën. Sipas banorëve të zonës, ullinjtë janë shpërndarë në fillim të viteve ’90 me numër për frymë dhe disa prej tyre kanë marrë edhe rrënjët që binin në tokat e të parëve. Konflikte të ngjashme janë të shumta dhe kryesisht vijnë nga shpërndarja jo e drejtë e rrënjëve të ullinjve me ndarjen e tokës me ligjin 7501.