E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia e Tiranës, Tabaku: Nesër konkursi për zgjatimin e Bulevardit

07-03-2012 / Gazeta 55

Shtatë prej 20 studiove më të mira arkitekturore të botës do të paraqesin nesër projektet e tyre, për zgjatimin e Bulevardit dhe rehabilitimin e lumit të Tiranës. Studiot arkitekturore si DAR Group Turkey & United Kingdom, Ëest 8 - The Netherlands, Albert Speer & Partners - Germany, Cino Zucchi Architetti - Italy, Gerkan, Marg & Partners - Germany, Kees Christianse & Partners - The Netherlands, Grimshaë Architects - United Kingdom, do të prezantojnë masterplanet për zgjatimin e Bulevardit, deri tek lumi i Tiranës, me gjatësi 1.7 km dhe për zhvillimin e sipërfaqes përreth saj, prej 132.8 ha. Këto studio do të sjellin dhe një masterplan për rehabilitimin e lumit të Tiranës, prej 6.7 km dhe zhvillimin e zonës përreth. Shtatë studiot arkitekturore do të paraqesin dhe propozime për zhvillimin e zonës, nga lumi i Tiranës deri në Paskuqan, përfshirë edhe zgjatimin e Bulevardit si dhe për zhvillimin e Kodrave të Paskuqanit. Projekti më i mirë do të përzgjidhet nga një juri me personalitete të njohura. Kryetar i Jurisë është Kryetar i Bashkisë së Tiranës.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›