E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli: Opozita të mos bllokojë integrimin

 Kryeparlamentarja zhvilloi një konferencë shtypi pas kthimit nga Uashingtoni, ku mori pjesë në konferencën "Forumi për Demokraci”.

"Kuvendi është i hapur dhe mirëpret çdo iniciativë që çon në përsosjen e standardeve, por një fiksim kam, 'standardet', e vetmja gjë ku jam xheloze janë pikërisht standardet. Ne mirëpresim për të shqyrtuar dhe diskutuar çdo nismë ngado që të vijë. Nuk dua të spekuloj hipoteza që mund të ngrihen në ambiente të ndryshme, kur ta kem në dorë do e krahasoj me modelet demokratike dhe ajo që unë admiroj është modeli i Kongresit Amerikan", tha Topalli.

E pyetur për qëndrimin e kreut të PS-së ndaj drafteve që kërkojnë 3/5 e votave, të konsideruara prej tij  si "të arnuara", Topalli u përgjigj se, "në këtë mënyrë nuk kemi të bëjmë me një kurs të ri, por me një bllokim". "Bllokimi dhe bojkoti nga opozita kanë dëmtuar vendin dhe integrimin. Shqipëria ka humbur dy vite në stacionin e arritjeve të reja të integrimit, koha nuk pret, koha nuk të fal më për bllokim. Nëse dikush kërkon që përmes kursit të vjetër të humbim dhe një vit tjetër, kjo do të ishte shumë e rëndë. Ligjet nuk janë as arna, as zhele, për to duhet pasur më shumë respekt, sepse janë drafte mbi të cilat kanë punuar dhe kontribuar dhe deputetët e mazhorancës dhe ata të opozitës. Integrimi nuk pranon kushte, jemi të hapur, por nuk vendosim kushte", u përgjigj Topalli. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-09-19 14:39
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›