Bashkia e Tiranës dhuron gjak për personat në nevojë
Ne ambientet e Bashkisë së Tiranës, kryebashkiaku Edi Rama dhe punonjësit e tij dhuruan gjak duke ndihmuar kështu personat në nevojë e sidomos fëmijët. Dhurimi behet ne kuader te iniciatives “Duke dhuruar gjak, shpëtoni jete”.
TIRANE-Kryebashkiaku Edi Rama dhe stafi i tij iu bashkuan aksionit të "Kryqit te Kuq Shqiptar" dhe "Qëndrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut" duke u bërë pjesë e iniciatives “Duke dhuruar gjak, shpëtoni jete”. Ne ambientet e Bashkisë së Tiranës, Rama dhe punonjësit e tij dhuruan gjak duke ndihmuar kështu personat në nevojë e sidomos fëmijët.
Nëpërmjet dhurimit vullnetar të gjakut, Bashkia e Tiranës synon të sensibilizojë opinionin publik për këtë akt human në ndihmë të të sëmurëve që kanë nevojë për gjak. Kjo është gjashta ditë rradhazi që Bashkia e Tiranës ka nisur këtë inicativë.
(d.b/BalkanWeb)