Lushnjë, aksident, plagoset 40-vjeçari

Një aksident automobilistik ka ndodhur në aksin Fier-Lushnjë, në vendin e quajtur Rotondo e Plugut, pasditen e djeshme. Një automjet me targa të qytetit të Fierit doli nga rruga dhe përfundoi shumë metra jashtë saj. Si pasojë e aksidentit mbeti i plagosur rëndë drejtuesi i mjetit, Qani Kullolli, 40 vjeç nga Fieri i cili udhëtonte i vetëm. Në ndihmë të tij kanë shkuar kalimtarët e rastit dhe më pas policia e cila mbërriti në vendngjarje. Shkak i këtij aksidenti ka qenë shpejtësia e madhe e mjetit dhe humbja e kontrollit nga ana e drejtuesit. I plagosuri është dërguar në fillim në spitalin e qytetit të Lushnjes dhe për shkak të plagëve të rënda është nisur me urgjencë në Qendrën e Traumës në Spitalin Ushtarak në kryeqytet.