Mat, banorët: S'votojmë nëse nuk rregullohet ura
Banorët e tre fshatrave të komunës Gurrë të Matit kërcënojnë se nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet e 28 qershorit nëse nuk ndërtohet më parë një urë që lidh fshatrat mes tyre.
MAT- Një urë që lidh tre fshatra të komunës Gurrë në Mat, ëshët kthyer në një rrezik për banorët që kaljnë nëpër atë urë. Bëhet fjalë për urën që lidh tre fshatra të atjeshëm, Rrilë, Dom dhe Frang, e cila i rrezikon jetën sa herë që marrin udhën për të kaluar këndej. Problemi më shqetësues bëhet sidomos për periudhën e dimrit nga ngricat që krijohen.
Nëpër këtë urë të kalbur kalojnë cdo ditë nxënës që mësojnë në shkollat e Suçit dhe Burrelit, por dhe të sëmurë e të tjerë nevojtarë, që për banorët do të thorë, se nëse gjendja do të vazhdojë kështu, ata do t’u largohen zgjedhjeve të çdo lloj dhe sidomos këto që janë në prag.
“Shteti nuk ka vënë dorë në asgjë në këtë fshat, as në rrugë dhe as në urë. Kjo është një urë shumë e rrezikshme”- tregojnë banorët e kësaj komune.
Banorët kërcënojnë se nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet e 28 qershorit nëse nuk ndërtohet më parë një urë që lidh fshatrat mes tyre.
(s.g/BalkanWeb)