E Diel, 1 Nëntor 2026

Ina Rama: Prokuroria e Sarandës problematike

Kryeprokurorja ka kërkuar që prokurorët të jenë profesionalë në punën e tyre e ta tregojnë këtë duke e thelluar hetimin dhe kapërcyer pretendimet jashtë kornizave ligjore. 

SARANDE- Kryeprokurorja e përgjithshme Ina Rama, ka asistuar në analizën e punës vjetore të prokurorisë Sarandë, ku e ka quajtur atë një prokurori me shumë probleme. 

Kryeprokurorja i është referuar masave disiplinore për dy prokurorë dhe një tjetri në proces, të cilat kanë mbetur të pafinalizuara. Ndërsa e ka konsideruar voluminoz numrin e çështjeve të mbartura e sidomos atyre të pushuara, pa një zgjidhje nga prokuroria.

Kryeprokurorja ka kërkuar që prokurorët të jenë profesionalë në punën e tyre e ta tregojnë këtë duke e thelluar hetimin dhe kapërcyer pretendimet jashtë kornizave ligjore.
(NEWS24/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›