Bashkia e Tiranes do beje publik emrin e cdo subjekti qe abuzon me cmimet
Task-Forca e Bashkisë së Tiranës vazhdon monitorimin intensiv të tregjeve të kryeqytetit me qëllim parandalimin e rritjes abusive të çmimeve.
Agjensia për Mbrojtjen e Konsumatorëve, Drejtoria e Tatim-Taksave të Bashkisë së Tiranës dhe Policia Bashkiake ishin sot në tregun me shumicë në “Uzinën Dinamo”. Në mbështetje të aksionit të nisur prej ditësh nga Bashkia e Tiranës ishte sot edhe Drejtoria Rajonale e Tatimeve të cilët ka ushtruar kontrolle të shitjes me shumicë dhe pakicë e produkteve të shportës por edhe fruta-perimeve.
Falë thirrjes së Bashkisë së Tiranës, pikat e shitjes me shumicë kishin afishuar listën e çmimeve si dhe tregtonin mallrat të shoqëruara me fatuarat tatimore. Task Forca e Bashkisë së Tiranës vazhdon monitorimi në të gjitha tregjet me shumicë dhe pakicë si dhe supermarketet e Tiranës. Në mënyrë të përditshme merret informacion mbi çmimet dhe luhatjen e tyre.
Bashkia e Tiranës bën të ditur se për çdo rast abuzimi me çmimet do të merren të gjitha masat siç parashikohen në ligj sikundër emrat e subjekteve dhe drejtuesve të tyre do të bëhen publik në media. Bashkia e Tiranës është e vendosur të mos cënojë per asnjë çast rregullat e tregut të lirë, sikundër do të mbrojë pa asnjë hezitim konsumatorët nga çdo lloj abuzimi ndaj tyre.