E Shtunë, 31 Tetor 2026

Denohen bashkepunetoret italiane te Rames

Gjykata e Milanos dënon me burg dy vëllezërit Luigi dhe Ambroggio Crespi për korrupsion dhe mashtrime sondazhesh. Luigi, mik i ngushte i Edi rames, ka qenë në krye të Kompanisë HCD Holding, që ka drejtuar sondazhet në fushatën elektorale të 8 majit në Tiranë. 7 vjet burg dhe largim të përhershëm nga postet publike i janë dhënë nga Gjykata e Milanos Luigi Crespit, ndërkohë që vëllai i tij dënohet me katër vjet burg.

Crespi ka marrë dënimin nga Gjykata e Milanos për korrupsion, duke cuar në falimentin kompaninë HDC Holding. Sipas gjykatës së Milanos ishte faji i Crespit që kompanina e Komunikimit humbi 40 milionë euro në vitin 2004. gjithashtu ish drejtuesi i kësaj kompanie është dënuar edhe për mashtrime sondazhesh në fushata të ndryshme elektorale. HCD Holding, ka qenë një nga kompanitë italiane që ka kryer sondazhet për zgjedhjet e 8 majit në Shqipëri, në krah të kryetarit të Partisë socialiste Edi Rama. Luigi Crespi dhe vëllai i tij kanë mbështetur kryesocialistin në fushatën zgjedhore për kryetar bashkie në Tiranë. Përmes një shkrimi dhe video të përgatitur nga vetë vëllezërit Crespi, shihet qartë mbështetja e tyre në favor të ish-kryetarit të bashkisë së Tiranës. Në këtë docuëeb, sic e kanë cilësuar ata, përshkruhet fushata e fortë dhe e gjatë e përjetuar përkrah kryetarit të PS, Rama. Ata shprehen se kemi përjetuar nga afër të gjithë fushatën elektorale të edi ramës që sipas sondazheve të tyre kryesonte në zgjedhjet vendore për tiranën.

Por për fat të keq, mashtrimet dhe korrupsioni ku ata e zhytën kompaninë HCD Hollding, i cuan të dy bashkëpunëtorët e Ramës pas hekurave të burgut. Gjithashtu në listën e të dënuarve për shkatërrim të kompanisë dhe korrupsion përfshihet edhe gruaja e Crespit, në krye të Datamonitor të kompanisë, e cila disa muaj më parë në konflikt interesi mashtroi me sondazhet për kryebashkiakun e Romës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›