Elbasan/ Policia analizon punen e bere gjate 11 muajve

Policia e Elbasanit analizoi sot punën e bërë në 11 muaj, ku u bë e ditur se nga janari i këtij viti janë evidentuar 788 vepra penale, 675 prej të cilave të zbuluara.
Ndërkohë që nga 891 persona të përfshirë në to, janë arrestuar në flagrance 251 prej tyre, ndërsa janë ndaluar 77 dhe janë shpallur në kërkim .
Në analizën e sotme u bë e ditur gjithashtu se gjatë këtij viti janë sekuestruar nga uniformat blu të Elbasanit 145.5 gram kokainë, 963 gram heroinë, 52 kilogram Cannabis Sativa, 6 pistoleta, 3 pushkë, 24 automjete, 12 motorra, 29 telefona celularë, dhe 1281 fishekë.
Drejtori i Qarkut të Elbasanit, Jashar Vreka u shpreh se, “situata e rendit dhe e sigurisë publike në territorin e Qarkut të Elbasanit është stabilizuar në parametrat normale e të qëndrueshëm.
“Edhe gjatë këtij viti strukturat e Policisë janë udhëhequr nga orientimet e qarta të Ministrisë së Brendshme dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit për të vënë para ligjit të gjithë ata persona që shkelin ligjin”, tha Vreka.