E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkoder/ Nje i vrare dhe nje i plagosur

Pronari i një autoshkolle në qytetin e Shkodrës është ekzekutuar me gjashtë plumba ndersa shoku i tij ka mbetur i plagsour në këmbë pranë shkollës industriale.

Viktima është Nush Gjerkaj 55 vjec, kurse i plagosuri është Shagan Pelingu 60 vjec i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia menjëherë ka shkuar në vendngjarje, ndërsa janë ngritur disa postoblloqe në hyrje e në dalje të qytetit për kapjen e autorit.

Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjeje, por sipas informacioneve më të fundit të policisë lokale dyshohet se vrasja ka ndodhur për hakmarrje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›