E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia e Tiranës do të gjobisë bizneset për mosshlyerje të detyrimeve vendore

Bashkia e Tiranës do të gjobisë të gjitha bizneset për mosshlyerje në kohë të detyrimeve vendore  për vitin 2009. "Gjoba në rast mosshlyerje në kohë sipas datave të caktuara  mund të jetë sa 25 % e vlerës së taksës", thanë burime nga Bashkia e Tiranës. Ndërkohë, për të motivuar këtë vit shlyerjen e detyrimeve vendore në kohën e caktuar, Bashkia ka vendosur edhe përfitime për ata që i paguajnë në kohë . Kështu, nëse një taksapagues paguan brenda datës 20 prill të gjithë vlerën e detyruar tatimore vjetore dhe jo në tri këste siç parashikohet, përfiton si kusht lehtësues 10% të detyrimit fiskal. Bashkia ka bërë të ditur edhe datat për shlyerjen e detyrimeve tatimore. Data e parë për shlyrjen e tyre do të jetë  20 prilli, data e dytë 30 qershori, dhe e treta 20 tetori. Gjithashtu Drejtoria e Përgjithshme e Taksave vendore se në rast të mosmarrjes së detyrimit tatimor për shkak të mungesës së adresës ose adresës së gabuar,  fton qytetarët të paraqiten pranë sporteleve të kësaj Drejtorie duke filluar që nga data 10 prill e këtij viti.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›