Qeveria miraton listën e barnave të rimbursueshme
TIRANË- Këshilli i Ministrave miratoi sot listën e barnave që rimbursohen nga Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor dhe masën e mbulimit të çmimit të tyre.
Masa e mbulimit të çmimeve të barnave të listës së barnave që rimbursohen, sipas klasifikimit ATC, sipas vendimit, do të jetë 50 % deri në 100 %, sipas grupeve terapeutike dhe barnave të pasqyrës I. Masa e mbulimit të çmimit të barnave për alternativën e parë në listën e barnave të rimbursueshme, për kategorinë e pensionistëve, do të jetë në masën 100 %.
Po kështu, bazuar në vendim, miratohen marzhet e diferencuara të tregtimit, përkatësisht në masën 10 %, për tregtimin me shumicë, dhe 26 % për tregtimin me pakicë, për barnat e listës së barnave të rimbursueshme, si dhe marzhet e diferencuara të tregtimit me shumicë e pakicë të disa barnave të listës, sipas pasqyrës II.
Efektet financiare do të përballohen nga buxheti i vitit 2011, miratuar për ISKSH, si dhe të ardhurat tepër, të realizuara gjatë vitit 2010 nga ky Institut. Kufizimet në përdorimin, sasinë dhe kohëzgjatjen e trajtimit me barnat e kësaj liste, do të përcaktohen nga ISKSH.
Ndërkohë, shfuqizohet vendimi nr.401, datë 1.6.2011, i Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së barnave që rimbursohen nga Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor dhe masën e mbulimit të çmimit të tyre”.
(atsh/BalkanWeb)