Qëllon babanë me sëpatë, tjetri plagos kunatin, vjehrri godet nusen
27/07/2011 Tre sherre brenda familjeve kryeqytetase përfundojnë në dhunë ekstreme
TIRANË- Tre sherre brenda familjeve kryeqytetase degraduan në dhunë, ditët e fundit, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur 3 persona. Ngjarjet e veçuara kanë ndodhur në lagje të ndryshme të Tiranës, ku i pari i përket një 30-vjeçari që qëlloi me sëpatë të atin sepse ai e akuzonte si hajdut të shtëpisë. Rasti i dytë ka të bëjë me një 24-vjeçar nga Kamza, që pas sherrit me të shoqen, goditi me Thika vëllain e saj dhe së fundmi vjehrri qëlloi dhe kanosi nusen e shtëpisë pas grindjeve në familje.
Qëllon babanë me sëpatë
P. B, 30 vjeç ka goditur me sëpatë babanë e tij, pasi ky i fundit e akuzonte si grabitës të parave në banesën ku ata jetonin, në zonën e kombinatit në Tiranë. Si pasojë e goditjes me sëpatë shtetasi S.B. ka marrë plagë të rënda në pjesën e kokës dhe se momentalisht ai gjendet në gjendje të rëndë dhe nën trajtimin e mjekëve të Spitalit Ushtarak. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Kombinatit në Tiranë, ku babë e bir teksa ishin përfshirë në një debat, djali ka rrëmbyer sëpatën dhe ka tentuar të vrasë babanë e tij. I moshuari S.B. që e akuzonte të birin për grabitjen e parave ka tentuar ta ndalë, por që më pas është goditur në kokë me sëpatë, duke marrë një plagë të rëndë. Si rezultat i këtij krimi, shtetasi P.B. është larguar menjëherë nga banesa duke u arrestuar më pas nga forcat e policisë të kryeqytetit. 30-vjeçari ka dalë para gjykatës ku është njohur me masën e sigurisë “arrest në burg” deri në përfundim të hetimeve. Gjatë seancës gjyqësore i arrestuari ka pranuar autorësinë e krimit duke u shprehur se goditja me sëpatë e babait të tij ka ndodhur në gjaknxehtësi, për shkak se vazhdimisht i ati e akuzonte për grabitjen e lekëve në banesë.
Godet kunatin me thikë
Shërbimet e Komisariatit Nr.5 kryen arrestimin e shtetasit H.C, 24 vjeç, banues në Kodër- Kamëz. Arrestimi i tij u krye sepse pardje në banesën e tij në Kodër-Kamëz, pas një grindje me bashkëshorten e tij e ka goditur me armë të ftohtë thikë, vëllain e kësaj të fundit, i cili mori ndihmën e parë në urgjencën e Kamzës dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Vjehrri godet dhe kanos nusen e djalit
Komisariati Nr. 6 filloi procedimin penal për shtetasin N. K, 64 vjeç, banues në Tiranë, sepse pardje rreth orës 21.00 ka goditur dhe ka kanosur nusen e djalit. Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit N.K iu gjetën dhe sekuestruan 23 copë fishekë model 56. Materialet procedurale, i kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së rrethit gjyqësor Tiranë për veprën penale të “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake”, vepra penale të parashikuara nga nenet 90 dhe 278 të Kodit Penal.