E Diel, 1 Nëntor 2026

Berat, vrau djalin se shkoi në dasëm tek daja, burg pa afat babait

BERAT- Gjykata e Beratit ka dhënë masën ‘burg pa afat’ për babain vrasës.

60-vjecari Yzeir Cjapi ka qëlluar me cifte për vdekje katër ditë më parë, në fshatin Arrës, të komunës Poshnje djalin e tij Vullnet Cjapi 36-vjec.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur, pasi djali nuk i’u bind të atit dhe shkoi pa lejen e tij në dasëm tek daja.

Burime nga gjykata e Beratit bëjnë me dije se në seancën e sotme të dhënies së masës së vlerësimit, 60-vjecari Yzeir Cjapi e ka pranuar krimin dhe është shprehur se nuk ndihet i penduar për vrasjen e djalit, sepse familja e tij nuk fliste me dajën prej vitesh dhe djali nuk duhet të ulte kokën dhe të shkonte në dasëm tek ai.

Pas dëgjimit të dëshmive dhe fakteve të paraqitura nga organi i Prokurorisë dhe pas dëshmisë së babait vrasës, gjyqtarja Mariana Velcani ka dhënë masën e sigurisë ‘arrest me burg pa afat’ për babain vrasës 60-vjecar Yzeir Cjapi.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›