E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia e Tiranës hap garën për 412 licenca për Taksi

Laureta Rryçi

Bashkia e Tiranës njofton të gjithë subjektet e interesuar se mbështetur në rregulloren e shërbimit taksi të miratuar me vendimin e Këshillit Bashkiak nr. 02, datë 30.03.2009 mbi “Miratimin e rregullores, për organizimin dhe funksionimin e shërbimit taksi në qytetin e Tiranës” të konfirmuara nga prefektura me nr. prot 1298/1, datë 06/04/2009, ka filluar procedurat për pranimin e praktikave, për të gjithë të interesuarit, për të ushtruar aktivitetin e shërbimit të transportit të udhëtarëve me taksi. Procesi i konkurrimit do të kryhet sikurse është përcaktuar në rregulloren e miratuar, nëpërmjet sistemit të pikëve që do të grumbullohen, mbështetur në dokumentacionin e paraqitur.
Dokumentet
Dokumentacioni duhet të paraqitet i plotë, në të kundërt aplikimi nuk mund të kryhet, përveç rasteve kur mangësia në dokumentacionin e paraqitur nuk është për faj të subjektit. Të gjitha aplikimet e kryera pas datës së përcaktuar në njoftim, nuk merren në shqyrtim. Viti i prodhimit të mjeteve për shërbimin taksi duhet të jetë 2000 dhe në vazhdim. Subjektet fizik duhet të jenë banor të qytetit të Tiranës, ndërsa subjektet juridik duhet të kenë selinë në qytetin e Tiranës. Përpara se të plotësoni dokumentacionin, sugjerohet të lexoni me kujdes rregulloren e Bashkisë së Tiranës për shërbimin taksi dhe udhëzimin nr.15, datë 24.07.2007, për “Kriteret dhe procedurat e lëshimit të licencave, autorizimeve dhe certifikatave për ushtrimin e veprimtarisë në transportin rrugor” i ndryshuar.
Licencat
Në total duhet të përzgjidhen 412 licenca taksi 4 + 1 dhe 6 licenca taksi 8 + 1. Bashkia e Tiranës ka bërë të ditur se shërbimi taksi në kryeqytet do të jetë brenda standardeve, duke kërkuar nga aplikuesit që të kenë automjete me vit prodhimi pas vitit 2000. Kjo përbën dhe një ndër kriteret kryesore, pasi vitit i prodhimit ka rëndësi për shërbim më cilësor ndaj klientit, si dhe për shmangien e ndotjes së ambientit. Specialistët e Bashkisë kanë përcaktuar edhe sistemin e përzgjedhjes në bazë të pikëve të marra për çdo kandidat. Në bazë të pikëve të marra për të gjitha kushtet dhe kriteret që plotësojnë do të bëhet përzgjedhja për 420 vende.
Boc

Të dhëna për kandidatët

412 licenca taksi 4 + 1 6 licenca taksi 8 + 1
(një automjet një licencë)

Periudha e pranimit të dokumentacionit pranë sektorit të informimit qytetar do të jetë: 01.02.2010 deri më 15.02.2010

Oraret e pranimit të dokumentacionit pranë sektorit të informimit qytetar, në Bashkinë e Tiranës, janë: 08.00 – 18.00

Të gjithë subjektet fizikë dhe juridik, që do të ju miratohet paraprakisht e drejta e ushtrimit të këtij aktiviteti, do të paraqesin plotësimin e dokumentacionit, si më poshtë:

1. Lejen e qarkullimit me ngjyrën e mjetit të miratuar. (fotokopje të noteruar)
2. Dokumentin e verifikimit dhe plumbosjes së taksimetrit të lëshuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë dhe Kalibrimit. (fotokopje e noteruar)
3. Kontratat e punës (për të punësuarit me afat jo më pak se afati i vlefshmërisë së licencës, origjinale, ose fotokopje e noteruar)
4. Lejen e drejtimit me kategorinë përkatëse për të punësuarit nga personat juridik. (fotokopje të noteruar)
5. Dëshminë e aftësisë profesionale për të punësuarit nga personat juridik. (fotokopje të noteruar)
6. Formularin për deklarimin e gjendjes gjyqësore për të punësuarit nga personat juridik.(fotokopje të noteruar)
7. Aktvlerësimin e plotësimit të kushteve të komoditetit për automjetin taksi.(fotokopje të noteruar)
8. Dokumenti i rezervimit të targave të verdha taksi

Boc

DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM PËR APLIKIM PËR SUBJEKTET FIZIKE PËR SUBJEKTET JURIDIKE

1. Kërkesë me shkrim.

1. Formulari i autodeklarimit.

1. Dokumentin e kredibilitetit bankar, që vërteton gjendje të përshtatshme financiare (30.000 lekë). (origjinal)

1. Ekstrakt nga akti i regjistrimit pranë Q.K.R-së

(fotokopje).
1. Dokumentin e gjendjes teknike të mjetit.

(fotokopje të noteruar)
1. Lejen e qarkullimit për automjetin.

(fotokopje të noteruar)
1. Lejen e drejtimit. (fotokopje të noteruar)

1. Dëshminë e Aftësisë Profesionale të personit fizik ose të drejtuesit të ardhshëm të automjetit, në rast të mosplotësimit të këtij kriteri nga titullari i licencës. (fotokopje të noteruar)

1. Formularin e vetëdeklarimit të gjendjes gjyqësore për subjektin fizik dhe të drejtuesit të ardhshëm të automjetit, në rast të mosplotësimit të këtij kriteri nga titullari i licencës

(bashkëlidhur fotokopje e dokumentit të identifikimit)
Të tjera suplementare në funksion të pikëve
1. Vërtetim nga KMPCA, për subjektet fizike që kanë invalidë anëtarë të familjes (certifikatë familjare)

1. Dëshmia e jetimit për subjektet fizike që kanë jetim anëtarë të familjes deri në moshën 18 dhe 24 vjeç nëse vazhdojnë studimet. (fotokopje të noteruar)

1. Vërtetim nga Bashkia e Tiranës si të pa strehë.
1. Kërkesë me shkrim.

1. Formulari i autodeklarimit.

1. Dokumentin e kredibilitetit bankar, që vërteton gjendje të përshtatshme financiare (30.000 lekë mjeti i parë + 15.000 lekë për çdo mjet tjetër). (origjinal)

1. Ekstrakt nga akti i regjistrimit pranë Q.K.R-së.

(fotokopje të noteruar)
1. Aktin e themelimit dhe statusin e shoqërisë.

(fotokopje të noteruar)
1. Dokumentin e gjendjes teknike të mjetit

(fotokopje të noterizuar).
1. Lejen e qarkullimit për çdo mjet dhe kontratën e qiras në rast qiramarrje. (fotokopje të noteruar)

1. Formularin e vetëdeklarimit të gjendjes gjyqësore për administratorin e shoqërisë

(bashkëlidhur fotokopje e dokumentit të identifikimit)
1. Vërtetim për zotërimin e kompetencës profesionale për drejtuesin/administratorin. (fotokopje të noteruar)

26 Janar 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›