E Diel, 1 Nëntor 2026

Femrat shqiptare shënojnë numrin më të lartë të vdekjeve nga kanceri në qafën e mitrës

Eljona Lata

Shqipëria renditet ndër vendet që kanë vdekshmëri të lartë të femrave nga kanceri në qafën e mitrës. “Në Shqipëri nga ky kancer preken disa qindra gra. Një vlerësim i incidencës vjetore na tregon që çdo vit ka 25 raste të reja për 100 mijë gra dhe rreth 140 prej tyre humbin jetën në vit për pasojë të kësaj sëmundjeje. Megjithëse vdekshmëria në Shqipëri në krahasim me disa vende të Evropës Lindore është më e ulët është një fakt që në raport me Evropën Perëndimore është mjaft më e lartë” u shpreh ministri Shëndetësisë Petrit Vasili. Ndërsa Drejtori i ISHP-së, Alban Ylli theksoi se kjo shifër vjen edhe për shkak të mungesës së informacionit për sëmundjen e rëndë sidomos në zonat rurale.
Vdekshmëria
Sipas të dhënave të ISHP-së, në Shqipëri mosha më e prekur nga kanceri i qafës së mitrës është 20 deri në 50 vjeç. Rreth 30 për qind e rasteve me kancer vihen re tek moshat 45 vjeçare. “Sipas një grafiku që kemi hartuar vëmë re se rreth 80.6 për qind e grave në fshat nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për pap-testin, i cili është dhe ekzaminimi që diagnostikon në kohë kancerin e qafës së mitrës, ndërsa në Tiranë, ky indicator negativ kap shifrën e 47.9 për qindëshit. Mendojmë se në rrethe dhe kryesisht në fshat duhet të ndërhyjmë me metodat e parandalimit për të ulur vdekshmërinë e lartë që shënohet në këto zona”, tha Ylli. Sipas një studimi të kryer nga Instituti i Shëndetit Publik, qytetet me numrin më të madh të sëmundshmërisë janë Tropoja, Shkodra e Lezha, por, gjeografia e përhapjes po zgjerohet nga viti në vit në mbarë vendin. Ndërsa ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili ka deklaruar se Shqipëria ka numrin më të madh të vdekjeve në Evropën Juglindore, ai në të njëjtën kohë ka kërkuar nga mjekët specialistë të depistojnë femrat në mbarë vendin për të pasur një situatë të qartë të sëmundshmërisë në vend. Sipas ministrit Vasili në bazë të të dhënave rreth 25 raste të reja diagnostikohen me kancerin e qafës së mitrës në vendin tonë, ndërkohë 140 femra vdesin çdo vit prej tij. “Ndonëse kemi incident të ulët të vdekshmërisë në rajonin e Evropës Lindore, në krahasim me disa vende të rajonit si Serbia, Mali i Zi, Rumania apo Çekia, kemi vdekshmëri të lartë ndaj duhet të fokusohemi në parandalimin e sëmundshmërisë pasi ndryshe nga kancerit e tjera, kanceri në qafën e mitrës është totalisht i parandalueshëm nëse diagnostikohet në kohë”, tha Vasili. Të dhënat nga shoqata evropiane e kancerit të qafës së mitrës, tregojnë se në botë çdo dy minuta një femër vdes nga kjo sëmundje ndërsa në Evropë ndodh çdo 18 minuta. Kanceri i qafës së mitrës përbën 51, 2% të rasteve me tumore malinje që prekin femrat.
Vaksina
Kanceri i mitrës është i dyti pas atij të gjirit që shkakton numrin më të lartë të vdekjeve. Sipas drejtorit të ISHP-ës disa prej faktorëve janë mungesa e kryerjes së pap testit, pirja e duhanit, numri i madh i fëmijëve, përdorimi pa kriter i kontraceptivëve nisja herët e aktivitetit seksual, partnerët e shumtë seksualë dhe dieta e varfër me mikronutriente. Mënyra për të shpëtuar nga kjo sëmundje është vaksinimi kundër virusit HPV, i cili shkakton kancerin në qafën e mitrës. Kjo vaksinë është e disponushme edhe në farmacitë shqiptare. Vaksina rekomandohet të bëhet para aktivitetit seksual dhe para infektimit me virusin HPV. Mosha e rekomanduar është ajo midis 9 deri në 26 vjeç. Por edhe të gjithë femrat e tjera mund të vaksinohen nëse janë akoma të pa infektuara në momentin e bërjes së vaksinës. Pap testi është një test i thjeshtë që bëhet për të parë qelizat e mitrës nëse kanë infeksion , janë qeliza jo normale apo kancer të qafës së mirtrës. Për ti ardhur në ndihmë popullatës së grave në vend, në javën e fundit të muajit janar do të ofrohet ekzaminimi i Pap Testit falas, ekzaminim ky që evidenton kancerin.

Rëndësia e pap testit
Bërja e rregullt e pap testit zbulon qelizat jo normale në fazat e hershme pa dhenë akoma kancer të qafës së mitrës. Pjesa më e madhe e kacereve të qafës së mitrës mund të kapen në kohë atëherë kur trajtimi bëhet më i lehtë dhe shanset për kurimin e tij janë shumë më të mëdha. Është e rëndësishme që të gjithë femrat ta bëjnë pap testin, si pjesë e kujdesit të zakonshëm për shëndetin. Rekomandohet që të gjitha femrat tre vjet pasi kanë filluar aktivitetin seksual duhet të kryejnë prapë pap testin rregullisht. Gratë që anë hequr mitrën duhet të konsultohen me mjekun nëse mund ta kryejnë rregullisht pap testin. Rekomandimet për kryerjen e pap testit janë të ndryshme. Disa rekomandojnë kryerjen e pap test-it çdo 1 deri në 3 vjet.

Kush duhet të kryejë pap test-in
Sipas Organizatës Botërore të Shënde
tësisë duhet të gjitha femrat të moshave 25 deri në 65 vjeç duhet të kryejnë pap testin.
Femrat e moshave nga 25 derri në 49 vjeç duhet ta kryejnë pap testin çdo tre vjet. Femrat e moshave 50 deri në 64 vjeç duhet të kryejnë pap testin çdo pesë vjet.
Në moshën 65 vjeç ju ndaloni kryerjen e këtij testi vetëm nëse keni kryer rregullisht atë që në moshën 50 vjeç dhe keni pasur rezultate normale. Pap testi është test i thjeshtë dhe zgjat vetëm pak minuta dhe që ju shpëton jetën.

Numri i vogël i inspektorëve pengon monitorimin e lokaleve për pirjen e duhanit

Edhe pse është vendosur ligji kundër pirjes së duhanit në ambientet publike, në të gjitha lokalet e kryeqytetit vazhdohet të pihet duhani nga të gjitha grupmoshat. Sipas burimeve në Drejtorinë e Higjienës në Tiranë, moszbatimi i ligjit vjen nga numri i vogël i inspektorëve që janë në këtë drejtori. Në kryeqytet ka vetëm 20 inspektorë që bëjnë inspektimin e ambienteve publike dhe gjoba që vihet është 50 mijë lekë të reja.
Kështu, duhanpirja ndalohet në të gjitha institucionet shëndetësore dhe private, në çdo institucion arsimor ku zhvillohen kurse edukimi dhe trajnimi. Që në qershor të viti 2004 u vendos që do të jetë e ndaluar të ndezësh cigare në vendet publike, me përjashtim të atyre ambienteve që janë destinuar për këtë qëllim, të cilat sipas nenit 14 të këtij ligji, nuk duhet të zënë më shumë se 30% të sipërfaqes totale të vendeve publike. Pajisjet për këtë ambient përfshijnë aparatet e ventilimit, tavllat dhe pajisjet për shuarjen e zjarrit. Vendet për duhanpirjen dhe jo-duhanpirjen në vendet ku shërbehet ushqim, duhet të përcaktohen nga këto firma. Nuk do te lejohen tavllat ne vendet që janë kthyer në jo-duhanpirëse. Por ajo që vërehet re është se ligji nuk zbatohet nuk kuptohet se cilat janë vendet ku nuk pihet duhan se n të gjitha lokalet ka tavlla të vendosura në tavolinë.

26 Janar 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›