Si do të bëhet përzgjedhja e kandidatëve për licencat
Laureta Rryçi
Mënyra e përzgjedhjes së fituesve do të bëhet në bazë të disa etapave, që specialistët do të ndjekin hap pas hapi. Të parët që do të merren në shqyrtim do të jenë subjektet fizike (shtresa në nevojë) dhe do të vlerësohen sipas pikëve të fituara dhe në rast pikësh të barabarta sipas nr. hyrës të protokollit. Të dytët në shqyrtim do të jenë subjektet juridike, sipas pikëve të fituara dhe në rast pikësh të barabarta sipas numrit hyrës të protokollit. Të tretët në shqyrtim do të jenë subjektet e tjerë fizik sipas pikëve të fituara ose pa pikë dhe në rast pikësh të barabarta sipas numrit hyrës të protokollit. Procesi i konkurrimit do të kryhet siç është përcaktuar në rregulloren e miratuar, nëpërmjet sistemit të pikëve që do të grumbullohen, mbështetur në dokumentacionin e paraqitur. Aktualisht janë paraqitur vendet e lira për shërbimin taksi 4 + 1 dhe për fugonët 8 + 1, për të cilat janë hapur procedurat e dorëzimit të dokumenteve.
Pakënaqësitë
Taksitë pirate, pakënaqësitë e taksistëve të licencuar
Nga ana tjetër, Bashkia e Tiranës po merr masa për shmangien e shërbimit pirat të taksistëve që operojnë pa licencë në kryeqytet. Autoritetet vendore kërkojnë që të marrë fund amullia e taksive dhe pakënaqësitë e shoferëve të taksive për shkak të konkurrencës së pandershme. Për këtë arsye, Bashkia ka nisur sensibilizimin e qytetarëve për të ndalur piraterinë e taksive nëpërmjet informimit të qytetarëve. Ky aksion informues do të realizohet me anë të shpërndarjes së fletëpalosjeve, të cilat shpjegojnë me hollësi shenjat dhe veçoritë e automjeteve të licencuara nga Bashkia. Specialistët kanë përcaktuar të gjitha karakteristikat e taksive të të dy tipave, në mënyrë që qytetarët të zgjedhin për udhëtim taksitë e licencuara. Nga rregullat e përcaktuara do të përfitojnë shoferët e taksive, si dhe pushteti vendor që vjel taksa nga ky shërbim.
Identifikimi
Në Tiranë operojnë mjete taksi 4+1, nga të cilat janë licencuar 500 të tilla, ndërsa pjesa tjetër mund të konsiderohet veprimtari pirate. Taksi të tipit 8+1 (fugon), janë të licencuara vetëm 50 të tilla, që mund të qarkullojnë brenda kritereve të përcaktuara me ligj. Bashkia paraqet nëpërmjet fletëpalosjeve tiparet karakteristike të taksive. Për automjetet e licencuara 4+1 shenjat dalluese që janë, targat e verdha, logoja e Bashkisë e stampuar, taksimetri, mbishkrimi “taksi” ose “taksi”, çmime të afishuara si në pjesën e jashtme ashtu edhe nga brenda, ngjyra e verdhë dhe licenca e lëshuar nga Bashkia. Për identifikimin e mjeteve 8+1, shenjat janë të njëjta, përveç ngjyrës së mjetit e cila është e bardhë me një shirit blu dhe një të kuq.
Boc
Mënyra e përzgjedhjes së fituesve
Prioritetet në shqyrtimin e dokumentacioneve
(si do të renditet shqyrtimi)
1. Të parët në shqyrtim do të jenë subjektet fizike (shtresa në nevojë), sipas pikëve të fituara dhe në rast pikësh të barabarta sipas nr. hyrës të protokollit.
2. Të dytët në shqyrtim do të jenë subjektet juridike, sipas pikëve të fituara dhe në rast pikësh të barabarta sipas nr. hyrës të protokollit.
3. Të tretët në shqyrtim do të jenë subjektet e tjerë fizik sipas pikëve të fituara ose pa pikë dhe në rast pikësh të barabarta sipas nr. hyrës të protokollit.
boc
Taksimetri dhe pakënaqësitë e taksistëve
Taksimetri nënkupton tabelën e çmimeve të udhëtimit, duke pasur parasysh orën e udhëtimit, kilometrat e kryera, udhëtimi gjatë ditës dhe natës, udhëtimet jashtë rretheve etj. Të gjitha të dhënat janë vendosur në pjesën e dukshme të makinës, në kroskotin e automjetit. Në këtë pjesë është shkruar qartë emri i taksistit, numri i celularit, numri i taksisë, targa, çmimi me qindarka, që klienti duhet të paguajë për udhëtimin e kryer. Taksimetri është një pajisje elektronike e vendosur në kroskotin e taksisë, e cila bën të mundur kombinimin e llogaritjes së distancës së përshkruar, me tarifën e vendosur për çdo kilometër udhë të kryer. Në këtë mënyrë, klientët nuk do të bëjnë pazare për udhëtimin, por do të paguajnë në bazë të tarifave të afishuara në taksi dhe ngelet në dëshirën e tyre nëse do të pranojnë të udhëtojnë me ato tarifa ose jo. Specialistët e Ministrisë së Financave dhe të Bashkisë së Tiranës, në relacionin e hartuar prej tyre për vendosjen e taksimetrave, kishin vendosur tarifa të larta, të cilët do të ishin të papranueshme nga qytetarët. Shoqata e taksistëve ka përcaktuar që për distancën 2 kilometra, tarifa të jetë 300 lekë, ndërsa Autoritet shtetërore kanë vendosur që për këtë distancë tarifa të jetë 250 lekë. Por kështu, të gjitha shifrat variojnë në rritje. Kryetari i Shoqatës, kërkoi që të njëjtat tarifa të ndiqen edhe nga Këshillat bashkiak të qyteteve të tjera, si dhe nga taksistët në të gjithë vendin.
SISTEMI I PIKËVE PËR SUBJEKTET FIZIKE SISTEMI I PIKËVE PËR SUBJEKTET JURIDIKE
SHTRESA NË NEVOJË
Për aplikantët që kanë invalidë anëtarë të familjes (gjitha kategoritë e invaliditetit) 5 pikë
Për aplikantët që janë të pastrehë
(të regjistruar pranë BT) 4 pikë
Për aplikantët që kanë jetim anëtarë të familjes
(deri në moshën 18 dhe 24 vjeç nëse vazhdojnë
studimet); 3 pikë NUMRI I AUTOMJETEVE
Për kërkesë për licencim të mbi 30 automjeteve 8 pikë
Për kërkesë për licencim të mbi 20 automjeteve 6 pikë
Për kërkesë për licencim të mbi 10 automjeteve 4 pikë
Për kërkesë për licencim deri në 10 automjete 2 pikë
Në rast se do të jenë vetë drejtues të automjetit taksi
5 pikë VJETËRSIA E MJETIT
Një vit nga viti i aplikimit 10 pikë
Dy vite nga viti i aplikimit 9 pikë
Tre vite nga viti i aplikimit 8 pikë
Katër vite nga viti i aplikimit 7 pikë
Pesë vite nga viti i aplikimit 6 pikë
Gjashtë vite nga viti i aplikimit 5 pikë
Shtatë vite nga viti i aplikimit 4 pikë
Tetë vite nga viti i aplikimit 3 pikë
Për mjetet me më shumë se tetë vjet 0 pikë
Sasia e pikëve të vitit të prodhimit të automjeteve, do të llogaritet sipas mesatares së vitit të prodhimit të të gjitha automjeteve të paraqitura për licencim.
VJETËRSIA E MJETIT
Një vit nga viti i aplikimit 10 pikë
Dy vite nga viti i aplikimit 9 pikë
Tre vite nga viti i aplikimit 8 pikë
Katër vite nga viti i aplikimit 7 pikë
Pesë vite nga viti i aplikimit 6 pikë
Gjashtë vite nga viti i aplikimit 5 pikë
Shtatë vite nga viti i aplikimit 4 pikë
Tetë vite nga viti i aplikimit 3 pikë
Për mjetet me më shumë se tetë vjet 0 pikë
MJETET ME BENZINË
Aplikimi me makinë me benzinë 10 pikë MJETET ME BENZINË
Llogaritet përqindja e mjeteve të paraqitura me lëndë djegëse benzinë, në raport me mjetet e tjera, ku për çdo 1-25%-sh të këtyre automjeteve fiton 5 pikë
26 Janar 2010